“Ordiner i pacipë, mos bëj garipin”/ Degradon debati mes Gjekmarkaj dhe Patozit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa po diskutonin mbi ideologjitë politike, kryesisht ato të majta e të djathta, mes kandidatit për deputet të Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, dhe kryetarit të Bindjes Demokratike, Astrit Patozit, u prodhua një debat në emisionin “Real Story”, , ku nuk munguan as fyerjet.

Patozi pretendoi se Gjekmarkaj në 2017-ën i është ankuar kryeministrit Edi Rama për mos përfshirjen në listat e Partisë Demokratike.

Kjo u mohua plotësisht nga Gjekmarkaj, i cili e konsideroi këtë pretendim si të pavërtetë, duke e cilësuar Patozin një shpifës, mashtrues dhe ordiner.

Pjesë nga debati:

Patozi: Në 100 vjet rresht nuk kam asnjë njeri të rreshtuar majtas, por kjo nuk do të thotë që nuk kam respekt për të majtën. E majta në Shqipëri është një faktor i rëndësishëm politik.
Gjekmarkaj: Tani ti mendon se je më i djathtë se unë?
Patozi: Jo mo jo, ti je më i djathtë se të gjithë të tjerët. Si mund të jem unë më i djathtë se ti mor burrë?
Gjekmarkaj: Mendon se je më i djathtë se unë nga pikëpamja historike?
Astrit Patozi: Agron, në vitin 2017 ke qenë legjendë urbane, sepse i shkruaje mesazhe çdo ditë, e zgjoje nga gjumi Edi Ramën, dhe i qaje hallet për Lulzim Bashën, që të kishte lënë jashtë listës dhe kishe hallin e Dekanit. Ky është një fakt.
Agron Gjekmarkaj: Kjo është diskutim banal, prej një njeriu ordiner, që po shpif, po gënjen. Mos më drejto gishtin, mos më bëj shenja prej gishti, prej cubi, se s’të llogaris fare për burrë, mos shpif, mos gënje. Mesazhet e Edi Ramës haji dhe piji vetë. Unë s’e kam për turp, me Edi Ramën kam pirë dhe verë. Unë i kam pasur hapur me të gjithë marrëdhëniet, sepse kam qenë analist. Mos m’u hiq si garip sepse s’më impresionon për asgjë.
Patozi: Të gjithë jetën time s’kam qenë kurrë garip, kam respektuar shumë njerëzit e shtypit, edhe kur s’e kanë merituar. Por tani s’je në rolin e një analisti, por në rolin e një politikani të keqpërdorur prej shumë vitesh. Mua ti Agron nuk më bën dot…

Lexo edhe :  Shantazhet online, Karamuço: Në Shqipëri mungojnë mekanizmat ligjore!

Agron Gjekmarkaj: Nëse kam çuar mesazh Edi Ramës, ku e din ti, të ka thënë Rama?
Patozi: Po çfarë rëndësie ka tani.
Gjekmarkaj: Jo, ka rëndësi, mos shpif në këtë mënyrë se është ordinere kjo që bën ti.
Astrit Patozi: Për atë që thashë mbaj përgjegjësi, sepse është e vërtetë.
Agron Gjekmarkaj: Ti je i pacipë, je i pacipë morë burrë, si flet me këtë gjuhë, të të vijë turp. Ti po përdoresh në mënyrën më të pistë.
Astrit Patozi: Ti Agron do të bësh atë që ju bëni në Elbasan, sepse ti kërkon patjetër që të krijosh një sherr, të bësh përplasje. S’ta jep garanci.
Agron Gjekmarkaj: Ti po shpif mor zotëri, ti gënjen në mënyrën më të pacipë, sepse je garuzhdja e Edi Ramës në opinionin publik. Është e drejta jote, por unë s’të lejoj të gënjesh për imazhin tim. Kush je ti ta bësh. Je një gazetar mediokër.

Astrit Patozi: Kohën time ta marri ky.
Agron Gjekmarkaj: Ti ke hyrë si anonim në politikë, PD të ka dhënë emrin, ke emrin Astrit Patozi.
Astrit Patozi: Mjafton të flasë ky, kjo është Partia Demokratike.
Agron Gjekmarkaj: Ju jeni karikatura të Edi Ramës. Ti je njeriu që ke ardhur për të shpifur e gënjyer. Të të vijë turp. Si shpif në këtë mënyrë, si s’të vjen turp.
Astrit Patozi: Skema e Elbasanit është që po u zunë dy veta, perceptimi që krijohet thuhet se e kanë fajin të dy palët. Unë s’ta jap këtë shans, do të mbroj pikëpamjet e mia.
Agron Gjekmarkaj: Ti mbro veten dhe pikëpamjet e tua, por mos shpif, mos shpif mor zotëri.
Astrit Patozi: Ti je i njëjti person. Mjafton të marrësh vetëm gjërat që ke thënë e shkruar, lëri mesazhet se janë gjë tjetër.
Agron Gjekmarkaj: Do them ndonjë fjalë që se mban dot. Je ordiner mor burrë. Është turp, është skandal. Si shpif në këtë mënyrë

 

Të fundit

Analiza: Ja si mund të ndihmojë Shqipëria Ukrainën në përballimin e sulmeve ruse

Në muajin shkurt presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi Ballkanit Perëndimor të prodhojnë bashkërisht armatime. A mund të ndihmojë...

Një në tre gjermanë i pakënaqur me ndryshimin e orës

Në Gjermani vetëm një e treta e qytetarëve besojnë se kalimi në orën verore ka një ndikim negativ në shëndetin e tyre, sipas një...

Kur do të zhvillohet/ Shtyhet mbledhja për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Himarës

Është shtyrë mbledhja për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Himarës pas tensioneve të krijuara në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Përplasjet në sallë erdhën pasi...

Sondazhi: 80% e të pyeturve mendojnë se java e punës me katër ditë përmirëson balancën

Një javë me vetëm katër ditë pune mund të sjellë një balancë më të mirë mes punës dhe jetës personale. Një sondazh i zhvilluar nga...

Rekord/ Biden mblodhi rreth 25 milionë dollarë në fushatën e tij në Nju Jork

Presidenti amerikan Joe Biden mori pjesë në një mbledhje fondesh për fushatën e tij presidenciale në Nju Jork së bashku me ish-presidentët demokratë Barack...

Lajme të tjera

Web TV