Të gjithë në fushatë, askush në arë!

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Nga Sebi Alla

Qëlloi sezoni keq, ose më mirë ters, edhe në fshat. Është koha për të lëruara arat, me traktorë që përmbysin djerret dhe plisat të bëhen gati për pranverë. Pak po duken, sepse fushata ka përpirë edhe fshatarin, edhe të papunin në qytet. Atë që e quan veten të mirë shkolluar, por edhe tjetrin që i ka thënë mësimeve ik që nga koha e 8-vjeçares. Të gjithë për 25 prillin. Si do dalin zgjedhjet? Basha apo Rama? Po Meta? Pikëpyetje që secili me kutin e tij të mendimit jep një opinion, i shtruar në kafene, apo duke vënë të ulurat në ndonjë breg bari që ka nisur të lulëzojë.

Edhe partitë politike i kanë shtuar takimet. Bujku le arën dhe shkon në mbledhje, dëgjo njërën palë e dëgjo tjetrën. Nuk ngurojnë të hedhin as kunja, duke u kujtuar premtimet e mëparshme, e ndonjëherë kërcënuar edhe se nuk do votojnë më. Një histori e thënë dhe stërthënë disa herë, por në ditën e votimit shumë do rendin në qendra për të hedhur votën me pasion, e më pas të nisin sërish diskutimin e zjarrtë.

Kush do fitojë dhe kush do afrojë më shumë. Kur të dalë “tymi i bardhë” për krijimin e qeverisë së re, të vijimit apo ndryshimit, maji ka trokitur. Atëherë të gjithë do kthejnë kokën pas, për të kuptuar se arat e tyre askush nuk i lëroi dhe bima nuk do dalë. Po kanë ende kohë të mbushen me boshin.

Basha premton 100 milionë euro subvencione për bujqësinë çdo vit, Rama nga ana tjetër thotë se do të subvencionojë naftën për sektorin e bujqësisë, apo të finacojë projekte në agrobiznes. Disa i kuptojnë, ca i besojnë në hava, ashtu si vetë moti i paqëndrueshëm. Në fund ara mbeti djerr, i papuni i përhershëm do vijojë të shtyjë kohën dhe të bishtnojë edhe kur i del ndonjë punë. Sa për “politikë të madhe”, të gjithë e shijojnë në formën e tyre. Toka përsëri mbeti djerr!

Lexo edhe :  Shkalla e papunësisë, sipas dëshirës

 

 


Të fundit

Ndryshimi drastik në peshë i Adele, flet trajnerja e saj: Ju tregoj ‘sekretin’ si e bëra të dobësohej

Këngëtarja Adele ka pësuar një transformim të madh në vitet e fundit. Në fillim të karrierës së saj, ajo...

Bien shifrat/ Vetëm 1 viktimë këtë të dielë nga COVID-19, ja sa raste u shënuan në 24 orë

Shqipëria ka shënuar një rënie shifrash këtë të dielë nga COVID-19. 57 raste të reja janë regjistruar së fundmi dhe vetëm 1 viktimë NJOFTIMI NGA...

Bomba në shkollën e femrave/ 68 të vdekur dhe 165 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një shkollë vajzash në Kabul të Afganistanit ku të paktën 68 persona ndërruan jetë, ndërsa 165 të...

 Tentoi t’i vidhte para një 34 vjeçareje, arrestohet grabitësi në Sarandë (EMRI)

Jorgo (Leonard) Kumaraku është arrestuar ditën e sotme në Sarandë pasi tentoi t;i vidhte një shumë parash një 34 vjeçareje. Vijon…

VIDEO/ 28 vjeçarja në gjendje të rëndë pasi makina përfundoi në lumë 

“Përplasja ka qenë në pjesën metalike dhe me beton të urës. Dëmtime me të mëdha kane qenë nga ana e shoferit. Sipas dëshmitarit në...

Lajme të tjera

Web TV