Mbrojtja e Vjosës merr përmasa të tjera, Di Caprio mesazh Ramës, Metës, Bashës dhe Kryemadhit (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori i Hollyëoodit, Leonardo Di Caprio ka folur sërish në mbrojtje të lumit Vjosa nga ndërtimi i Hec-eve.

Në një postim në Insagram ai ka shpërndarë një video ku shihen aktivistë nga e gjithë Europa që i kërkuan qeverisë shqiptare dhe Komisionit të Bashkimit Europian që të mbështesin iniciativën VjosaParkNow, e cila konsiston në ndërtimin e Parkut të Parë Kombëtar në Europë.

”Lumi Vjosa është lumi më i madh i egër në Evropë. Janë 300 kilometra që rrjedhin pandërprerë nga burimi i saj në malet në Greqi në detin Adriatik. Lumi është jetësor i rëndësishëm për më shumë se 1,100 lloje të peshqve të ujërave të ëmbla dhe është i rëndësishëm për njerëzit në Shqipëri. Dje, Parlamenti Evropian nxiti autoritetet shqiptare “të krijojnë sa më shpejt të jetë e mundur Parkun Kombëtar të Vjosës, duke e shtrirë të gjithë gjatësinë e lumit.”– shkroi ai.

Ai e përfundoi shkrimin e tij duke i kërkuar ndjekësve të tij që të shpërndajnë sa më shumë videon dhe ti bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama, presidentit Ilir Meta, kryetarit të PD-së Lulzim Basha dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi.

‘Shpërndajeni këtë video dhe kërkojini @ediramaal @lulzimbasha @ monika.kryemadhi @ ilirmeta.faqjazyrtare të bëjë të njëjtën gjë.’- përfundoi ai.

Kjo nuk është hera e parë që aktori Di Caprio ka shprehur mbështetjen e tij ndaj lumit Vjosa, pak javë më parë ai sërish bëri thirrje në mbështetje të Parkut Kombëtar të Vjosë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leonardo DiCaprio (@leonardodicaprio)

Të fundit

600 mijë euro për të prezantuar BBV? Arbana përgjigjet pas largimit nga Topi

Ish-moderatorja e Big Brother VIP Albania, Arbana Osmani, ka vendosur të ndajë mendimet e saj të qëndrueshme rreth çështjeve...

3 shenjat e horoskopit që e lëshojnë dorën thuajse gjithnjë me miqtë për para borxh

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

‘Ethet e Dengës’?/ OBSH ngre alarmin: Sëmundje virale, ka shënuar shifra rekord këtë vit

Epidemia e Etheve të Dengës po përhapet me shpejtësi në Karaibe dhe Amerikën latine, duke shënuar shifra record nga fillimi i vitit deri tani....

“Në Maj nisin faturimet e reja”/ Ja sa kilovati do të paguajnë furrat që tregtojnë bukë

2600 furra buke që operojnë në mbarë vendin nuk do të preken nga rritja e çmimit të energjisë elektrike. Nga Lushnja, Zv/Kryeministria Belinda Balluku...

Meta denoncon në Prokurori: Më kanë vjedhur hard diskun në zyrën e PL!

Kreu i PL, Ilir Meta ka denoncuar në Prokurorinë e Tiranës se në zyrën e Partisë së Lirisë, persona të paidentifikuar kanë vjedhur një...

Lajme të tjera

Web TV