Tjetër lajm i mirë nga Rama: Shqipëria siguron edhe 50 mijë vaksina kundër Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria ka siguruar edhe 50 mijë vaksina të tjera kundër koronavirusit. Lajmi i mirë u dha nga kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se këto 50 mijë vaksina të Astrazeneca janë siguruar jashtë marrëveshjeve të deritanishme.

“Sapo kemi siguruar 50 mijë vaksina të tjera Astrazeneca jashtë marrëveshjeve të deritanishme”, shkruan Rama.

Më herët gjatë ditës, ministrja Manastirliu njoftoi për mbërritjen e 20 mijë vaksinave nga Pfizer brenda muajit prill.

Prej disa ditësh vendi ynë ka nisur vaksinimin masiv, ndërsa qeveria është optimiste se brenda verës do ketë lehtësim të masave.

Vaksinimi masiv nisi pas mbërritjes së 192 mijë vaksinave kineze Sinovac, nga 1 milion që ka siguruar qeveria shqiptare.

Shqipëria ka zyrtarisht 124 723 raste të konfirmuara me koronavirus, prej të cilave 90 617 janë të shëruar, ndërsa 31 879 aktivë. Numri i viktimave që nga nisja e pandemisë është zyrtarisht 2227. /Gazeta SHQIP

Të fundit

Studim/ Zbuloni sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Rezulton se britanikët janë mjaft vendimtarë për madhësinë optimale të familjes me 49% të të rriturve në Mbretërinë e...

Nga niveli i rrezatimit te stresi, ja pse duhet të fikni Wi-fi gjatë natës

Pasojat e përdorimit afatgjatë të teknologjisë moderne mund të mos dihen për një kohë të gjatë, pasi nevojiten kërkime afatgjata. Sidoqoftë, ajo që dimë tani...

Jeni gjithnjë të uritur? Fajësoni horoskopin, ja 4 shenjat më llupëse

Nuk është mister që forcat kozmike kanë një ndikim në marrëdhënien e shenjave të horoskopit me tryezën. Jupiteri simbolizon lidhjen me ushqimin. Ata që janë...

Meta po stërvitet që të bëhet gati për burg

Kohët e fundit Ilir Meta mëngjes për mëngjes poston në rrjete sociale video nga aktivitetet fizike që bën. Namir Lapardhaja thotë se me këto...

Gazetari zbulon shumën marramendëse. Kjo është pasuria e Monika Kryemadhit!

Gazetari Adriatik Doçi foli për Ilir Metën dhe Kryemadhin, për çështjet gjyqësore që janë hapur ndaj tyre në SPAK, një prej të cilave është...

Lajme të tjera

Web TV