La “Nismën Thurje” për tu bashkuar me partinë e Tom Doshit, mjekja seksi zbulon arsyet: Ai është shumë human

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Senera Hoxha, kandidatja për deputete e Partisë Socialdemokrate të drejtuar nga Tom Doshi, thotë se në këtë forcë politike vlerëson humanizmin e liderit të kësaj force politike. Hoxha e cila ka qenë fillimisht pranë partisë ‘Nisma Thurje’, u pyet edhe për deklaratat e ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila ka kërkuar moskandidimin e Tom Doshit në zgjedhjet e 25 Prillit.

Lidhur me këtë çështje, ajo tha se Departamenti Amerikan i Shtetit duhet të kishte investiguar edhe politikanë të tjerë shqiptarë, e jo vetëm z.Doshi.

Fatos Hakorja: Çfarë ka kjo parti diçka të veçantë që ju e vlerësoni?

Senera Hoxha: Humanizmin e z.Doshi. Në dijeninë time, z.Doshi është i vetmi deputet që çdo muaj paguan në spitalet private para nga xhepi i tij për pacientë që kanë nevojë për të bërë skanera covidi, operacione emergjente të cilat nuk e gjejnë dot radhën në shtet, ndihma pafund, shtrime rrugësh, tubacionesh dhe nëpër fshatra kudo në gjithë Shqipërinë.

Edlira Gjoni: Si diskutohet në partinë tuaj e gjithë kjo zhurmë që është duke u bërë për kryetarin e partisë tuaj?

Senera Hoxha: Nëse DASH do ishte pak thelluar pak më tepër në investigim, edhe mua si qytetare nuk do më pëlqente që në lista të shikoja njerëz që kanë shkaktuar Gërdecin, kanë vrarë në bulevard apo kanë vjedhur floririn. Në momentin që do kenë fakte le t’i nxjerrin.

 


Të fundit

Horoskopi ditor, 1 qershor 2021

Dashi Nëse për këtë ditë keni programuar ndonjë ditë pushimi, nuk do të merrni ndonjë kënaqësi të veçantë. Do të...

Skllave dhe punonjëse s*ksi, shkatërrohet rrjeti i trafikimit të qenieve njerëzore

Policia gjermane thotë se ka shkatërruar një rrjet të gjerë trafikimi të qenieve njerëzore, duke çuar në pranga dhjetëra persona. Aksioni është ndërmarrë nga policia...

Rikthehet skandali i përgjimeve/ SHBA spiunoi Merkelin me ndihmën e Danimarkës, Biden i përfshirë

Shtetet e Bashkuara përdorën një partneritet me njësinë e inteligjencës së jashtme të Danimarkës për të spiunuar udhëheqësit evropianë, duke përfshirë Kancelaren gjermane Angela...

Njoftimi për nesër/ Zonat e Tiranës që do jenë pa drita

Ditën e nesërme, disa zona të Tiranës do të mbesin pa u furnizuar me energji elektrike për disa orë. Kjo për shkak të punimeve që...

Klientja hap kamerën dhe filmon, miu bën “festë” në dyqanin e mishit

Një video shokuese vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një kliente mbeti e tmerruar pasi pa një mi brenda një banaku me mish viçi...

Lajme të tjera

Web TV