Procesi i vaksinimit/ Mbërrijnë 20 mijë vaksina Pfizer para zgjedhjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko

Qeveria Rama nuk erdhi me një program të mirëfilltë qeverisës por premtoi se do të përfundonte punët e nisura në mandatin e dytë, siç janë dy projektet më të rëndësishme: vaksinimi masiv dhe procesi i rindërtimit pas tërmetit 27 nëntor 2019. Të dyja këto “investime” po ecin paralelisht. Sa i takon vaksinave, Rama po bën të pamundurën për ti siguruar ato për të materializuar vaksinimin masiv. Kryeministri Edi Rama njoftoi dje pasdite se Shqipëria ka siguruar edhe një tjetër ngarkesë të madhe me vaksina kundër koronavirusit. Sipas Ramës, këtë herë janë siguruar 50 mijë vaksina të markës AstraZeneca, “jashtë marrëveshjeve të deritanishme”. Pas ardhjes së 192 mijë vaksinave kineze në Shqipëri një lajm tjetër i mirë ka ardhur sërish dje nga qeveria. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se brenda datës 20 prill, pesë ditë para zgjedhjeve do të mbërrijnë në Shqipëri 20 mijë vaksina të Pfizer. Ministrja tha se 23 mijë doza të kësaj vaksine do të mbërrijnë në muajin qershor, ndërsa priten që të vijnë dhe vaksina të kompanisë AstraZenecas dhe kompanive të tjera prodhuese. “Deri më tani në të gjithë Shqipërinë procesi ka ecur shumë mirë, deri më datë 20 prill do të kemi edhe 20 mijë vaksina nga kontrata me Pfizer. Në qershor do të kemi dhe 23 mijë vaksina të Pfizer gjithashtu. Ndërkohë që presim vaksina të AstraZenecas nga instrumenti COVAX, por edhe vaksinat nga një kompani tjetër. Procesi ka vijuar në të gjithë Shkodrën dhe rrethinat e saj”, tha Manastirliu. Vendi ka hyrë këtë të mërkurë në ditën e parë të vaksinimit masiv, kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kanë vizituar stendat e ngritura në Koplikut të Shkodrës, ku po vaksinohen të moshuarit plus 70 vjeç. Të moshuarit e uruan kryeministrin, madje njëri prej tyre në shenjë falenderimi i zgjati dorën për ta takuar, por Rama refuzoi duke thënë që në këtë situatë dora nuk mund të jepet.

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV