Studimi i ri: Brenda 10-20 vitesh nuk do të mbetet më asnjë duhanpirës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas analistëve të kompanisë “Jefferies” brenda 10 deri 20 vjetësh, nuk mund të mbetet asnjë duhanpirës në shumë tregje. Qeveritë dhe kompanitë e duhanit, janë në të njëjtin krah në këtë ndryshim, pasi gjithnjë e më shumë vende po miratojnë objektivat për reduktimin e pirjes së duhanit deri në zhdukjen e tij.

Ndërkohë edhe kompanitë po i shtyjnë duhanpirësit drejt produkteve që kanë një rrezik më të reduktuar si avullimi dhe nikotina orale. “Me entet rregullatorët dhe ambiciet për zhdukjen e duhanit në shumë vende, pasja e asnjë duhanpirësi brenda një brezi mund të bëhet realitet”-shkroi analisti Ouen Benet.

Pikëpamja se cigaret mund të dalin nga moda mbështetet edhe nga Citigroup Inc. Ai parashikon që nëse vazhdon prirja rënëse e parë në dekadat e fundit, duhanpirja do të pushojë së ekzistuari deri në vitin 2050 nga SHBA-ja, në pjesë të Evropës, Australisë dhe zona të mëdha të Amerikës Latine.
“Pirja e duhanit ka qenë në rënie për 5 dekadat e fundit, për shkak të asaj që ne e quajmë si Shtrydhja ESG:presionet nga qëndrimet sociale, masat rregullatore dhe taksimi”– shkroi analisti i Citi Adam Spilman në një shënim të këtij muaji.

Indeksi Botëror i Duhanit MSCI, ka performuar shumë më keq që nga fillimi i vitit të kaluar, teksa prodhuesi i produkteve të duhanit pa tym “Swedish Match AB”, rezulton më mirë në treg, ndërsa “Imperial Brands Plc” ka mbetur shumë pas. Markat më të njohura janë përpjekur të ndryshojnë qasje, duke pasur parasysh mbështetjen e saj të tepërt në asetet e trashëguara në Evropë dhe SHBA, shkroi Benet i “Jefferies”, duke e ulur vlerësimin e saj në bursa për të shmangur blerjen

Të fundit

Faturat e papaguara të energjisë elektrike, OSHEE del me njoftimin e rëndësishëm

OSHE Group ka prezantuar skemat lehtësuese deri në fund të vitit 2024, për detyrimet e papaguara të energjisë. Skemat e...

Tërbimi i Metës-triumfi i SPAK-ut!

Nga Azgan Haklaj Ndonëse ndaj pikpamje thellësisht të kundërta politike e civile me Ilir Metën (Metajn) do ta suportoja nëse do vezhgoja një moment të...

Bienalja ndriçon ‘natën’ e të burgosurve femra

Pavioni i Selisë së Shenjtë në shtëpinë e burgut femëror Guidecca Nga Roberto Nardi Dy këmbë të stërmëdha dhe të ndotura zbathura ishin pikturuar në murin...

Përkthimi psikologjik i magjisë së eventit Miss & Mister Durrësi 2024

Nga Fatmir Minguli     Të shkruash për ngjarjen e natës së 5 prillit 2024 që u zhvillua në Pallatin e sportit ‘Ramazan Njala” në Durrës  nuk...

Ramazan Hushi me një libër që të vë në mendime

(Rreth romanit “Përmendorja e Djallit”) Shpendi Topollaj Po të nisesh nga ngjarjet që rrokin jo vetëm një qytet tonin pas rënies së komunizmit, por krejt Shqipërinë...

Lajme të tjera

Web TV