U kap me 49 kg kokainë, ja kush është babai i Arbër Çekajt (Foto)

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Del fotoja e Selim Çekajt, i cili u arrestua ditën e sotme pasi në kontejnerin e tij të bananeve në Portin e Durrësit, u gjet 49 kg kokainë e ndarë në 31 pako.

Kontejneri me banane vinte nga Ekuadori, ndërsa vetë 72-vjeçari nuk e ka pranuar autorësinë duke thënë se ai ka porositur frutat dhe se policia të gjejë se kush e ka futur drogën.

Selim Çekaj është babai i Arbër Çekaj, i arrestuar po për sjelljen e 613 kg kokainë me banane nga Ekudaori dhe është dënuar me 14 vite burg.

49 kilogramë kokainë e fshehur në një kontejner me banane i ardhur nga Ekuadori me destinacion vendin tone, ishte tentativa e radhës për të realizuar trafikun ndërkombëtar të drogave të forta.

Lënda narkotike u zbulua në portin e Durrësit, ku kontejner i ardhur në emër të firmës, Ecoalmax ishte vendosur në zonën e kontrollit.

Pas gjetjes së lëndës narkotike, policia ka vënë në pranga edhe administratorin e firmës me qendër në Maminas.


Të fundit

Momenti i sulmit me armë ndaj bjeshkatarëve të Kosovës

Një grupi prej mbi 50 personave nga “Kosovo Mountain Club” të cilët për sot kishin planifikuar ecjen në malet...

Sezoni turistik në Sarandë, të huajt nisin prenotimet

Saranda ka nisur të presë turistët e parë për këtë sezon.  Për të dytin vit radhazi operatorët turistik do të ofrojnë shërbime në kohë...

Grabiti tre kazino me pistoletë lodër/ Kush është 44-vjeçari që kërcënoi me thikë një grua në bankomat  

Personi në foto është Jorgo (Leonard) Kumaraku, i cili përfundoi në prangat e Policisë së Sarandës pas tentativës për vjedhje me dhunë të një...

Lëkurëpunuesi, zanati në zhdukje që trashëgohet nga 80-vjecari

Mehmet Alla nga Kuturmani i Librazhdi i cili i ka kushtuar jetën mbledhjes dhe përpunimit të lëkurave e fillon ditë me blerjen e shtypit. “E...

Ngjarje e rëndë në Londër: Gjendet foshnja e mbytyr në kanal, nis hetimi ndaj familjes

Një foshnjë e porsalindur është gjendur e vdekur ditën e sotme në një kanal në veri-perëndim të Londrës. Nga mediat e huaja mësohet se...

Lajme të tjera

Web TV