Balla në Tregan: Shqipëria është një nga 5 vendet e para në botë për barazinë gjinore në qeverisje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit Taulant Balla zhvilloi një takim me gratë dhe vajzat në Njësinë Adminitrative Tregan të Elbasanit.

Në hyrje të fjalës së tij Balla theksoi rëndësinë e figurës së gruas në arritjen e barazisë gjinore në qeverisje.

Prirja e Partisë Socialiste për të shkuar drejt një barazie të plotë, sipas tij e ka transformuar Shqipërinë, duke e bërë një nga 5 vendet e para në botë për barazinë gjinore në qeverisje.

“Prej momentit të parë qasja e PS ndaj grave, nënave motrave, është një qasje që buron nga disa fakte që janë të pakontestueshme. Po do të mbarosh një punë siç duhet leja grave. Po do që punën ta lesh pa mbaruar leja burrave dhe po do që gjërat të ndryshojnë në Shqipëri kërko mbështetjen e grave, vajzave, motrave shqiptare. Prirja jonë për të shkuar drejt një barazie të plotë gjinore i ka bërë mirë Shqipërisë, e ka transformuar Shqipërinë. Kemi arritur të jemi sot një ndër 5 vendet e para në botë për barazinë gjinore në qeverisje”, tha Balla.

Balla ironizoi listat e PD dhe LSI, për të cilat u shpreh se shanset për të fituar një kandidat i PD në këtë zonë janë të barabarta me mundësinë që Belshi të fitojë Champions League.

“Ne kemi një ekip që është i gjithi 100% nga qarku i Elbasanit. Hidhini një sy listës së PD, LSI. A e gjen dot një grua nga Tregani mundësinë që dikush aty ta përfaqësojë? Edhe pse mund të ketë një banor të zonës këtu, i cili shanset që të jetë deputet në Kuvendin e Shqipërisë i ka sa të fitojë ekipi i Belshit Champions League, njëlloj. Kur të fitojë Belshi Champsion League, kandidati për deputet i PD këtu mund të zgjidhet deputet i Kuvendit të Shqipërisë”, u shpreh Balla.

Lexo edhe :  Shkencëtarët gjejnë një hormon që mund të jetë shkaktar i autizmit

Duke u ndalur tek bizneset në zonën e Treganit, numri dy i PS tha se qeveria ka bërë të mundur që bizneset të paguajnë vetëm 6% tvsh.

Sipas tij në rast se PD dhe LSI vjen në pushtet bizneset do të duhet të paguajnë përkatësisht 9-10% të tatimit mbi pagën.

“Në rast se larg qoftë vjen partia e atij të lopatës ai ju merr 10% të tatimit mbi pagën. Dhe në rast se larg qoftë bëhet Monika Kryemadhi ministre e financave o zot na ruaj! Hotelet e Treganit do të duhet të paguajnë 9% të xhiros për Monikën. Monika futi 12 ballokume e nxori 6”, tha Balla.

Në fund të fjalës së tij Balla teksa shprehu mirënjohje për gratë dhe vajzat e vendit tha se pas SHBA dhe BE ato janë aleati më i madh i PS për të çuar para reformën në drejtësi.

“Aleati më i madh i Partisë Socialiste pas SHBA dhe BE, për të çuar përpara reformën në drejtësi janë gratë dhe vajzat e këtij vendi.
Kur fola për reformën në drejtësi dhe drejtësinë e munguar aleati më i madh i Partisë Socialiste pas SHBA dhe BE, për të çuar përpara reformën në drejtësi janë gratë dhe vajzat e këtij vendi, të cilat e dinë rëndësinë që ka që në këtë vend të kemi drejtësi të pavarur nga politika. Që burri dhe gruaja para drejtësisë të jenë njëlloj, që i pasuri dhe i varfëri para drejtësisë të jenë njëlloj, që socialisti dhe demokrati para drejtësisë të jenë njëlloj. Kjo është drejtësia që në po ndërtojmë dhe kemi nevojë që më 25 prill të kemi të gjitha gratë e Treganit, të shkojnë dhe të votojnë për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste”, deklaroi Balla.

Të fundit

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për...

Aktiviteti elektoral i presidentit Biden me ish-presidentët Obama e Clinton,shënon rekord

Shuma e dhurimeve është një demonstrim i mbështetjes së demokratëve për presidentin Biden në një periudhë kur anketimet vazhdojnë të tregojnë nivele të ulëta...

Ngacmimet nga interneti/ Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është qyteti i dytë pas Tiranës që ka raportimet më...

Lajme të tjera

Web TV