Chiara Ferragni e zemëruar për vaksinimin e gjyshes së Fedez: Po favorizoni njerëzit

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Sipërmarrësja dhe influencuesja e famshme italiane, Chiara Ferragni përmes një postimi në Instagram kritikoi mjaft ashpër menaxhimin e fushatës së vaksinimit ndaj Covid-19 në Itali.
Ajo tha se gjyshja e bashëshortit të saj Fedez, Luciana Violini, e cila pak ditë më parë mbushi 90 vjeçe, do ta bëjë vaksinën sot dhe kjo gjë erdhi pasi ajo i kishte kritikuar për menaxhimin jo të mirë të kësaj situate.

“Nëse dje isha e zemëruar, sot jam edhe më shumë e zemëruar duke menduar se gjyshe Luciana, e cila kishte të drejtë të vaksinohej para shumë muajsh, arrin të fitojë të drejtën e saj vetëm sepse dikush ka frikë se unë mund të trazoj opinionin publik. Po gjyshërit e tjerë që kanë të njëjtën të drejtë dhe nuk kanë dikë që të dëgjohet në media, si do ia bëjnë?

Ne duam të vaksinojmë të dashurit tanë sa më parë të jetë e mundur dhe të ndalojmë të kemi frikë se midis atyre 500 vdekjeve në ditë, mund të jenë edhe të dashurit tanë”, shkruan Ferragni, duke theksuar se ka menduar për një kohë të gjatë para se të thotë diçka javët e fundit, por që vendosi të flasë vetëm pas “favorizimit” të padrejtë të gjyshes Luciana.”

Më pas Chiara i drejtohet kryeministrit dhe të gjithë politikanëve, ministrave dhe parlamentarëve të vendit, për të filluar nga puna konkrete sepse njerëzit janë lodhur shumë duke dëgjuar vetëm fjalë.


Të fundit

“300 euro për person”/ 21-vjeçari nga Bangladeshi arrestohet në Kakavijë

Një 21-vjeçar nga Bangladeshi është arrestuar nga policia nga afërsi të Kakavijës, pasi u kap se po ndihmonte për...

Kryeministri Rama publikon videon: Ja pamjet e terminalit të ri në Korçë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamjet nga terminali i ri i autobusëve dhe taksive në Korçë. Teksa ka postuar videon në fjalë, kreu i...

A e vranë shqiptarët nënën 20-vjeçare? Mediat britanike artikull plot urrejtje: Njihen për lidhjet me krimin

I veshur me një kostum të zi dhe me vajzën në krahë, 33-vjeçari Charalambos Anagnostopoulos i ka dhënë lamtumirën e fundit 20-vjeçares me origjinë...

Ndahet nga jeta legjenda e boksit shqiptar

Është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare, legjenda e boksit shqiptar Ahmet Golemi. Golemi i cili ka qenë kampion boksi, është dënuar me 5 vite...

Aluzionet e Vuçiqit për tërheqjen e KFOR-it, të pabaza

Aleanca veriatlantike dhe Kombet e Bashkuara, në këtë kohë nuk do të tërheqin misionet e tyre nga Kosova, vlerësojnë ekspertët e sigurisë dhe ata...

Lajme të tjera

Web TV