E rëndë/ Pitbulli kafshon fëmijën në Tiranë (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një fëmijë jo më shumë se 10 vjeç, është kafshuar në mënyrë makabre nga një qen endacak.

Pamjet qe mbërrijnë në redaksi, tregojnë fëmijën nga një zonë periferike e Tiranës, të kafshuar nga qeni dhe më pas të trajtuar menjëherë në spital. Ka qenë i ati i fëmijës, z. Odise Koka, i cili ka denoncuar rastin pranë institucioneve vendore, të cilat merren me trajtimin e qenve endacakë të qytetit.

Babai i 10 vjeçarit, tregon se djali i tij ishte duke luajtur me shokët e lagjes, në rrethinat e zonës, kur një qen agresiv ka sulmuar papritmasi fëmijët. Pavarësisht, se ata janë mbrojtur, 10 vjeçari nuk ka arritur t’i shpëtojë sulmit të qenit endacak, i cili mësohet të ketë qenë i llojit pitbull.

Odise Koka, shprehet se dëmi fizik, e më pas ai emocional për djalin e tij dhe familjen e tyre është shumë i madh dhe kërkon nga institucionet që të merren masa për kapjen e këtyre rasteve agresive. Ai tregon se nuk është normale që në vitin 2021, të flitet akoma për qen që sulmojnë fëmijët në mes të qytetit.

Nga ana tjetër, mësohet se Bashkia e Tiranës, ka vepruar duke e kapur qenin dhe e trajtuar atë me anë të sterilizimit, procedurë kjo në fuqi, e cila po aplikohen prej disa vitesh tashmë. Por, kjo situatë mesa duket ka sjellë pakënaqësi mes aktivistëve në mbrojtje të kafshëve, të cilët protestojnë para Bashkisë së Tiranës mbi kapjen e qenit endacak, i cili kafshoi në mënyrë makabre fëmijën 10 vjeçar.

Fenomeni i qenve të braktisur

I shohim shpesh në qytet, me pronarët e tyre të cilët “reklamojnë” qenin nëpër rrugët e Tiranës sikur të ishte një trofe. E kemi fjalën për ata kafshëdashës të cilët zgjedhin të marrin raca të llojit pitbull ose rotwajler, të njohur si raca agresive. Por, pasi i mbajnë disa muaj dhe i rrethojnë me “përkujdesje” duke promovuar dashurinë ndaj kafshëve, i braktisin si pa të keq. Pikërisht, këta qen të hedhur në rrugë si pa të keq, nga ata që deri dje i “donin shumë” kthehen shpesh herë në burim kafshimesh dhe shqetësimi serioz të lagjeve të Tiranës. /Top Channel

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV