Paralajmërohet rritja e çmimit të energjisë elektrike deri në 40%

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Çmimi i energjisë elektrike shumë shpejt do të rritet në Kosovë. Pritet qe rritja e çmimit të shkojë deri në 40 për qind.

Alarmin për këtë çështje e ka dhënë ish-kryeministri Ramush Haradinaj ndërsa, bizneset kanë deklaruar se liberalizimi i tregut të energjisë elektrike do të sjellë shtrenjtim të çmimeve.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, që tani është deputet dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, tash e disa ditë është duke alarmuar se çmimi i energjisë elektrike do të shtrenjtohet.

Ai për këtë çështje ka folur në Kuvend e në konferencë për media.

Edhe sot në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një seance parlamentar, Ramush Haradinaj në cilësinë e deputeti kërkoi nga Qeveria e Kosovës që të veprojë urgjent dhe të mos lejojë ngritjen e çmimit të energjisë elektrike.

“Kërkoj veprime të menjëhershme nga qeveria në mënyrë që të pengohet ngritja e çmimit të energjisë elektrike. Në këtë rast të gjithë konsumatorët industrial do të preken menjëherë nga rritje e çmimit 30 deri 40 për qind. Kjo do të shkaktojë rritje zinxhirore të çmimeve, edhe të artikujve ushqimor si dhe do të ketë pasoja edhe për vendet e punës dhe largimin e investitorëve…”, tha Haradinaj.

Ai më tej kërkoi nga Qeveria që në mënyrë urgjente të kompletojë bordin e ZRRE-së dhe të kërkojë menjëherë pezullimin e liberalizimit të tregut të energjisë.

Haradinaj në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se kohë më parë është hartuar baza ligjore për liberalizimit e tregut të energjisë elektrike por në emër të liberalizmit po ndodhë monopoli sepse vetëm një operator është funksional.

Haradinaj ditë me parë edhe në një konferencë për media ka deklaruar se çmimet e energjisë̈ po planifikohet të rritet deri në 40 për qind.

“Veprimet e duhura, fjala është̈ për ngritjen e çmimit të energjisë̈, në procesin e liberalizimit, në licencimin e shumë operatorëve, tani i është̈ mundësuar operatorëve çmimin, fatkeqësisht pra në Kosovë funksional, nga shumë operator është̈ vetëm një̈, i cili e ka mundësinë dhe veç̧ ka ndodh pra planifikimi për rritje 30-40% të energjisë̈ në vend”.

Ai theksoi se fillimisht kjo rritje e çmimit të energjisë̈ i godet konsumatorët industrial, veçanërisht kompanitë përpunuese dhe prodhuese, sepse ato shfrytëzojnë̈ më shumë, por njëkohësisht në një të ardhme të afërt të gjitha familjet tona në një kohë ku edhe ekonomia ka vështirësi të mëdha.

“Duhet të rishikohet i gjithë̈ procesi i liberalizimit të energjisë̈ elektrike të merren parasysh rrethanat e reja tani që mund ta ndihmojnë̈ këtë̈ proces të rishikimit, është̈ njohja e KOST-it si zonë rregulluese, që do të ndikon prape në përmirësimin e konkurrencës në tregun e Kosovës, është̈ po ashtu lehtësuese fillimi i linjës ndërkufitare Kosovë-Shqipëri, po ashtu të krijohet të veprohet”.

Lexo edhe :  Opinione dhe qëndrime të publikut mbi funksionimin e sistemit ekonomik dhe rolin e shtetit në shoqëri

Edhe bizneset kundër liberalizimit të tregut

Ditë me parë edhe bizneset e Kosovës kanë paralajmëruar se liberalizimi i tregut të energjisë elektrike do të sjellë rritje të çmimit të produkteve dhe shtrenjtim të çmimeve dhe të jetës.

Bizneset kanë kërkuar rishqyrtim të bazës ligjore të liberalizimit të këtij tregu.

Në një diskutim mes përfaqësuesve të biznesit dhe deputetëve, Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës ka thënë se është viti i tretë me radhë që diskutohet për një sfidë që po u paraqitet bizneseve.

“Kosova ka miratuar një pako ligjore e cila i ka hapur rrugë liberalizimit të tregut të energjisë. Kur është miratuar kjo pako është proklamuar si rritje e integrimit të Kosovës në proceset e tregut të energjisë dhe integrimit në Evropë. Barrën për implementimin e kësaj pakoje, që quhet pakoja e tretë, e ka pasur rregullatori dhe e ka. Është viti i tretë me radhë që i ka njoftuar një pjesë të kompanive që duhet të nënshkruajnë kontrata me furnizues të energjisë që aktualisht janë në treg dhe të marrin një çmim që është i derregulluar. Atëherë me përkrahjen e parlamentit, Komisioni Funksional i është drejtuar me letër rregullatorit i cili ka marrë vendim ta shtyjë. Tash, situata është më e komplikuar. Numri i kompanive që duhet të dalin në tregun e derregulluar tash është më i madh dhe dëmi është më i madh për to. Këto kompani të mëdha janë taksapaguesit më të mëdhenj të shtetit. Rritja e këtij çmimi ndikon në rritjen e çmimit të produkteve e që kjo ndikon në shtrenjtimin e çmimeve dhe jetës në Kosovë. Çmimi i derregulluar në çdo rrethanë do të jetë më i shtrenjtë se çmimi i rregulluar. Liberalizimi implikon dy çështje për bizneset: rritje të çmimeve për konsumatorët dhe humbje të tregut”, ka thënë Rukiqi.

Në anën tjetër, Astrit Panxha nga Klubi i Prodhuesve ka kërkuar që të ketë shqyrtim të komplet bazës ligjore.

“Bizneset nuk janë gati për liberalizim të tregut. Mënyra e liberalizimit është dizajnuar në mënyrë të gabuar. Unë e kuptoj pozicionin e ZRRE-së, por në këtë rast po cenohet interesi publik sepse po cenohen vendet e punës. Jo vetëm shtyrje po duhet të shqyrtohet komplet baza ligjore e këtij liberalizimi. Kemi gabuar në hapa dhe duhet ta rishikojmë bazën ligjore”, ka thënë ai.

Ndërsa, deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa tha se duhet analizuar plotësim ndryshim i legjislacionit në fuqi që tregu i lirë të ketë çmime të lira.

Nga 1 prilli parashihet kalimi i bizneseve në tregun e hapur të energjisë elektrike, të cilin sistem po e kundërshtojnë të gjithë./ Monitor/

Të fundit

Paralajmërohet rritja e çmimit të energjisë elektrike deri në 40%

Çmimi i energjisë elektrike shumë shpejt do të rritet në Kosovë. Pritet qe rritja e çmimit të shkojë deri...

Moderatorja e njohur vaksinohet live në studion e lajmeve, Genta Popa me lot në sy: Humba njeriun e dashur (FOTO)

Gazetarja e Top Channel, Genta Popa, është vaksinuar live gjatë edicionit të lajmeve të orës 3. Para se të bënte vaksinën, Popa kujtoi kunatin...

Nis vaksinimi i gazetarëve të terrenit / Manastirliu arrin në sheshin “Skënderbej”

Ka nisur vaksinimi i gazetarëve dhe operatorëve të terrenit, të cilët do të marrin vaksinën kineze, Sinovac. Në sheshin "Skënderbej" ka mbërritur edhe Ministrja e...

Tragjedia në Greqi/ ‘Babai im po diplomohej, ai do të ndalonte së ngjituri shtyllat’, flet vajza e 45-vjeçarit Bruka

24 orë pas tragjedisë që goditi fshatin Gymnos në Evia të Greqisë, me tre punëtorë që humbën jetën duke u goditur nga një rrymë...

Po nxirrte gurë dekorativë, humb jetën 47-vjeçari në malin e Tomorit, e zuri poshtë masivi shkëmbor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në karrierat e gurit dekorativ në rrethin e Skraparit. Mesditën e sotme në malin e...

Lajme të tjera

Web TV