Plator Nesturi: Rezultati e ka ndarë mendjen për fituesin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa kemi hyrë në ditët përmbyllëse të fushatës, duket se trendy i fituesit është përcaktuar qartë. Jemi në muajin prill tashmë dhe data 25 do të rrjedhë shumë shpejt nëpër takime dhe dhënie mesazhesh nga të dyja palët. Por pavarësisht të ndonjë luhatje të ditëve të fundit, situate nuk parasheh ndonjë ndryshim drastik të përllogaritjeve të tanishme.

Sondazhet duket këmbëngulëse në këtë pikë dhe javë pas jave veçse theksojnë se PS mbetet forcë e parë dhe diferenca që ka kundrejt PD dhe aleatëve të saj të përfshirë në të njëjtën listë me të, mbetet e dukshme në pikavarazh. Rritja e lehtë që opozita ka patur nga java në javë është tepër larg pritshmërive që mund të përbënin ndryshim të kaheve. Dhe shanset se kjo mund të ndodhë në fazën e fundit të fushatës jo vetëm janë zbehur, por tashmë quhen “mission impossible“. Edhe të dhënat e fundit nga instituti Piepoli për rezultatet rajon pas rajoni dëshmon se PS vijon të mbahet fort në avantazh. Fakti I rritjes prej 1 % të PD e mban ende shumë larg kuotave të fituesit. Ndërkohë shifrat për LSI, vijojnë në rrudhje, çka e bën një realitet të dorës së tretë e që nuk mund të përbëjë shpresë me mandatet e saj për përmbysje të maxhorancës aktuale.

Duket se PS ka ditur të jetë më efikase me listën e saj të kandidatëve duke ndërthurur figurat politike me personazhe lokalë që dinë të mbledhin votat në zonat ku operojnë, çka e mban të lartë kuotën e shifrave të PS. Shtuar dhe faktori i thyerjes së votës nga partitë më të vogla që “hanë” nga sektori i elektoratit të opozitës. Por elementi kyç mbetet lista më vete e LSI, që me tkurrjen e saj, jo vetëm do të humbë mandate në rajone të ndryshme ku nuk do të mund të kapë kuotën për deputet, por ndikon dhe në një shtim nga përfiton forca e parë si subjekt. Nëse llogarisim se humbja e mandateve në për LSI në Fier, Durrës, Vlorë, Betar e gjetkë, rajone ku PS është dukshëm si forcë e parë, kjo në bazë të ligjit zgjedhor do të favorizojë pikërisht PS që do të mund të përfitojë ne këtë mënyrë mandate shtesë. Çështja duket e mbyllur, ndonëse beteja vijon për të mos u dorëzuar që tani.

Të fundit

TikTok hap qendrat zgjedhore për të luftuar dezinformimin

TikTok-u zbulon planet për të nisur qendrat zgjedhore online, si pjesë e përpjekjeve për të mbështetur integritetin elektoral gjatë...

Berisha me zë Gazi!

Nga Ylli Pata Nxjerrja nga goja e Gaz Bardhit të retorikës së Sali Berishës së vitit 2015-2019, nuk se është ndonjë lajm i ri për...

Turqia përgatitet për zgjedhjet vendore

Të dielën në Turqi zhvillohen zgjedhjet lokale që shihen si një provë për popullaritetin e presidentit Recep Tayyip Erdogan, partia e të cilit do...

Publikohet lista me 28 aplikacione që duhen fshirë nga celularët, mund t’ju rrezikojnë

Këto aplikacione kanë qenë në Play Store për më shumë se 9 muaj. Konkretisht, ata kanë qenë në Play Store për 9 muajt e...

“Erdhi fituesja e Big Brother…”, deklarata nga jashtë ndez debatet mes banorëve

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më...

Lajme të tjera

Web TV