Deputetja merr një letër dhe litar me postë/ Pensionisti: Merre dhe var veten!

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një pensionist 83-vjeçar, Willi Zürcher i dërgoi një letër politikanes zvicerane, Christa Markwalder duke i kërkuar që të varë veten me një litar që kishte nisur bashke me letrën.

Në letrën që mbërriti në postën e Këshilltrarit Kombëtar ai i sugjeron deputetes që të vetëvaret me litarin e dërguar. Përveç se bëhet fjalë për kërcënim të shëmtuar, zemërimi i plakut për politikanen Markwalder nuk ka fare bazë logjike. Ai mbështetet në një keqkuptim të pesnionistit në fjalë. Christa Markwalder, tha se ndihej e frikësuar pas kësaj letre pasi kohët e fundit janë shtuar shumë letrat kërcënuese që iu drejtohen politikanëve, pasi në vitin 2019 ishin vetëm 200, ndërsa në vitin 2020 ishin 885 kërcënime drejtuar politikanëve.

“Jam e frikesuar. Sigurisht që kjo gjë të lëndon,” shprehet ajo.

Pasi çështja u bë publike, pensionisti filloi të krenohej me atë që kishte bërë duke thënë se ai është i zgjuar.

“Jam i kënaqur që çështja është bërë e njohur.Duhet të ketë më shumë njerëz si unë që qëndrojnë mbrapa veprës së tyre dhe nuk fshihen në anonimitet! Litari ishte vetëm një ofertë për zonjën Markwalder dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të kuptohet si kërcënim,” tha pensionisti.

Ai shton se ai nuk besonte se politikanja do të përmbushte me të vërtetë kërkesën e tij. Por arsyeja që e ka shtyrë pensionistin drejt këtij veprimi është pa fakte dhe e rremë. Ajo, sipas tij, ka pohuar në revistën “Weltwoche” se Ignazio Cassis ishte ministri më i keq që Zvicra kishte pasur në 728 vjet dhe e ka quajtur po atë ministër “idiot”. Por e vërteta është se Markwalder nuk është marrë asnjëherë me ministrin në fjalë. Për më tepër, ajo nuk ka asnjë arsye për ta bërë këtë, sepse Cassis është koleg partiak i saj dhe të dy qëndrojnë afër politikisht.


Të fundit

Paratë u fshehën në një pusetë, si arriti policia që të identifikojë grabitësit dhe të arrestojë 22-vjeçarin

Detaje të reja janë zbuluar nga arrestimi i njërit prej 3 autorëve të grabitjes së 3 milionë lekëve të...

Bilanci i fundit nga MSH/ Ja sa raste të reja dhe viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për...

E ndjek dhe e qëllon pas shpine/ Momenti kur 58-vjeçari vret me breshëri plumbash të shoqen në Elbasan

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mesditën e sotme në qytetin e Elbasanit, ku një 58-vjeçar i identifikuar si shtetasi Gëzim Toçila ekzekutoi gruan...

Zbardhet dëshmia e 13-vjeçares që u sulmua seksualisht nga polici: Hyra brenda në banesë dhe ai…

Është zbardhur dëshmia e 13-vjeçares, e cila u sulmua seksualisht nga polici Kol Kola në Lezhë. Sipas dëshmisë, ngjarja ka ndodhur më 29 Prill,...

“Më lanë me 24 vota në vendlindje”/ Nard Ndoka nxjerr paktin me PD: Si më tradhtoi Basha, krim dhe pabesi

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka akuzuar kreun e PD-së për shkeljen e marrëveshjes së firmosur me aleatët.  Akuza e tij lidhjet me...

Lajme të tjera

Web TV