Eksperimenti i bujshëm për të kuruar koronavirusin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për momentin jemi duke përjetuar një luftë të re, por nuk është si ato të mëparshmet, është e ashtuquajtura “luftë vaksinash”. Kryeministri britanik Boris Johnson i kërkoi Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen të shmangte luftën e vaksinave të koronavirusit ndërsa disa vende po përballen me një mungesë të papritur të injeksioneve.

Ndërsa vendet e ndryshme përpiqen të vaksinojnë popullatat e tyre dhe të zgjidhin problemin logjistik, Kina, India dhe Rusia kanë ndarë fokusin e tyre në sigurimin e vaksinave për vendet e tjera që kanë më shumë nevojë për to.

Përpjekja globale për të filluar vaksinat COVID mori një goditje këtë javë kur 11 vende evropiane ndaluan përdorimin e Oxford-AstraZeneca, pasi disa njerëz patën mpiksje gjaku menjëherë pasi morën një dozë. Jashtë Evropës, Indonezia ka njoftuar gjithashtu se nuk do të lejojë administrimin e vaksinës, në pritje të një vlerësimi. Autoritetet shëndetësore në këto vende kanë deklaruar se ndalimi i vaksinës është vetëm një masë paraprake. Sidoqoftë, pas disa ditësh hetimi, Agjencia Evropiane e Barnave tha se vaksina është “e sigurt dhe efektive” dhe, në fund të fundit, nuk ka të bëjë me një rrezik në rritje të zhvillimit të mpiksjes së gjakut.

Por duke parë atë që po ndodh në botë, India ka vendosur të kërkojë një zgjidhje tjetër kundër COVID-19: efektin e lutjes së Gayatri Mantra.

Departamenti i Shkencës dhe Teknologjisë (DST) ka financuar një provë klinike në Institutin Indian të Shkencave Mjekësore (AIIMS Rishikesh), për të përcaktuar nëse lutja e Gayatri Mantra, e konsideruar si një himn fetar, dhe praktika e Yoga Pranayama, mund të ndihmojë në shërimin e COVID-19 më shpejt, në një nëngrup pacientësh.

Prova klinike, e regjistruar zyrtarisht në regjistrin e provave klinike të Këshillit Indian për Kërkime Mjekësore (ICMR) (një kërkesë e detyrueshme për provat njerëzore), synon të rekrutojë 20 pacientë COVID-19 me “simptoma të moderuara”. Të ndarë në dy grupe, njëri do të marrë trajtimin standard dhe tjetri, së bashku me trajtimin standard, do t’i nënshtrohen një regjimi lutjesh dhe ushtrimesh të frymëmarrjes për 14 ditë, nën mbikëqyrjen e një instruktori të certifikuar të yogës.

Lexo edhe :  Media gjermane, jehonë protestave para Bashkisë së Tiranës

Më pas grupet do të krahasohen për të përcaktuar nëse ata që morën trajtimin shtesë shfaqin tregues të përmirësimit të inflamacionit ose dëmtimit të qelizave. Ndër shkaqet e COVID-19 të rëndë është një reagim i tepërt i sistemit imunitar të trupit ndaj pranisë së virusit, e cila çon në inflamacion të rëndë qelizor dhe dëmtime që mund të jenë fatale. Megjithëse ka disa terapi eksperimentale, ende nuk ka ilaçe specifike për të përmirësuar rezultatet e shëndetit.

Sidoqoftë, studimi i fundit nuk do të testojë efektin e ndërhyrjes tek pacientët e sëmurë rëndë. Do të vlerësohet nëse ka ndryshime në kohën që pacientit i duhet për të dalë negativ dhe në kohëzgjatjen e qëndrimit në spital. Do të vlerësohet gjithashtu nëse ata kanë zvogëluar lodhjen dhe çrregullimin e ankthit. Dr Ruchi Dua, një mjek pulmonolog dhe profesor i asociuar në AIIMS i tha gazetës indiane The Hindu se zgjedhja për studimin ka filluar.

“Ekziston edhe një studiues postdoktoral që studion yoga në institut”, tha Dr. Dua “Ne do të masim shënuesit e inflamacionit përmes niveleve të proteinave reaktive C, si dhe një shkallë standarde për të matur rezultatet e shëndetit gjatë dy ose tre muajve të ardhshëm.”

Ndërhyrje të tjera Ayurvedic, të tilla si Patanjali Coronil, janë ofruar si “kura” për COVID-19, por bazohen në grupe të vogla pacientësh me forma të lehta të sëmundjes, të cilët trajtohen pa ndonjë ndërhyrje specifike.

Të fundit

Gjyshërit i rrëmbejnë djalin/ Nusja tregon detajet: Duan ta zgjidhin me kanun, jo me ligj

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kënetë të Durrësit. Një nënën e re me origjinë nga Hasi akuzon...

Vrasja në Pejë/ Çifti prindër të tre fëmijëve, detaje nga ngjarja e rëndë

Edmond Lajçi, është arrestuar nga policia e Kosovës, pasi dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij me armë zjarri. Sipas informacioneve të deritanishme, ngjarja ka...

“Si e kanë bërë pasurinë?”/ Ngjela shpërthen në akuza ndaj Kryemadhit dhe Ilir Metës

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në “Breaking”, tha për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, se duhet të deklarojnë sa para kanë pasur para se...

Firmoset në Vjenë marrëveshja për transformimin e Universitetit Bujqësor të Tiranës

Një projekt ambicioz, investim 3 milionë euro, synon një shndërrim të standarde në universitetin Bujqësor të Tiranës. Për të realizuar këtë projekt do të...

Humb fëmija 3-vjeçar në Durrës, në pranga gjyshi, e morën për takimin e përjavshëm, por…

Prej katër ditësh një fëmije 3 vjeç është marrë nga gjyshërit duke mos iu kthyer më të ëmës. Rexhep Gjuni, 58 vjeç, është ndaluar nga...

Lajme të tjera

Web TV