Jep zanatin kundrejt pagesës/ Biznesmeni kuksian ofron profesion për të rinjtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej 26 vitesh Bilbli ka një biznes familjar duroplastik në Kukës. Ai kërkon që ta zgjerojë këtë biznes, por mungesa e punonjësve ka ndikuar që ky biznes mos arrijë të zgjerohet më.

Në këtë punishte ku prodhohen dyer, dritare apo dhe materiale të tjera plastike dhe alumini Bilbil Elezi punon me të birin dhe një mikun e tij.

Sipas Elezit të rinjtë që jetojnë në Kukës nuk pranojnë të punësohen pasi e kanë mendjen të largohen jashtë.

“Kemi nevojë për punëtore po ata nuk pranojnë të punojnë është problem shqetësuese. Më shumë është mungesë e dëshirës për të punuar se e kanë mendjen të ikin jashtë”, ka thënë Elezi.

Elezi është detyruar të bëjë dhe një ofertë të padëgjuar. Ka marrë përsipër të mësojë të rinjtë duke i paguar, por a me këtë kusht që vështirë se e ofron njeri nuk pranojnë.

“Ne harxhojmë kohë për t’ju dhënë zanat ata nuk pranojnë. Kam 3 muaj që kërkoj të zgjeroj aktivitetin dhe nuk po vjen njeri. Gjithandej ka kërkesa për vende pune por nuk pranojnë. Ne duam t’ju japim zanat të punojnë 2 vjet dhe le të ikin por nuk duan”, ka thënë ndër të tjera ai.

Djali i Bilbilit është mësuar që në moshë të vogël me punë. Është një shembull i mirë për të rinjtë që zgjedhin të mos punojnë dhe kur kanë mundësi.

“Kam 12 vite që punoj me babin. Është zanat i lehtë për të mësuar. Dua ta trashëgoj brez pas brezi e shoh si zanat afatgjatë”.

Kukësi është qyteti më i varfër në Shqipëri, ka nivel të lartë papunësie por dhe shpopullim masiv.

Të fundit

3 shenjat e horoskopit që e lëshojnë dorën thuajse gjithnjë me miqtë për para borxh

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është...

‘Ethet e Dengës’?/ OBSH ngre alarmin: Sëmundje virale, ka shënuar shifra rekord këtë vit

Epidemia e Etheve të Dengës po përhapet me shpejtësi në Karaibe dhe Amerikën latine, duke shënuar shifra record nga fillimi i vitit deri tani....

“Në Maj nisin faturimet e reja”/ Ja sa kilovati do të paguajnë furrat që tregtojnë bukë

2600 furra buke që operojnë në mbarë vendin nuk do të preken nga rritja e çmimit të energjisë elektrike. Nga Lushnja, Zv/Kryeministria Belinda Balluku...

Meta denoncon në Prokurori: Më kanë vjedhur hard diskun në zyrën e PL!

Kreu i PL, Ilir Meta ka denoncuar në Prokurorinë e Tiranës se në zyrën e Partisë së Lirisë, persona të paidentifikuar kanë vjedhur një...

Tavo zbulon nëse do të kandidojë për PS në Himarë: Kemi shumë punë përpara

Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo ka komentuar në një prononcim për mediat mbledhjen e këshillit bashkiak të Himarës, ku Blerina Bala u votëbesua për...

Lajme të tjera

Web TV