Ajo është një nga kriminelet më të famshme në botë. Samantha Lewthwaite – E lindur në Irlandën e Veriut, është vejusha e Germaine Lindsay, autorit të sulmeve terroriste të 7 korrikut 2005 në Londër.
Ajo gjithashtu besohet se ka lidhje me Mohammad Sidique Khan, kryesuesin dhe organizatorin e atyre sulmeve. Ajo është në arrati që prej vitit 2005 dhe mendohet se ruan ende lidhje me grupe të ndryshme terroriste në Kenia.
E pagëzuar si “Vejusha e Bardhë”, ajo mendohet se ka luajtur rol në vdekjen e më shumë se 400 personave, si dhe është bashkëpunëtore e grupit militant radikal Al-Shabaab.