Një tjetër gabim trashanik me vaksinat, ja ç’po ndodh

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Është e lehtë që njerëzit të humbin besimin te vaksinat. Kur disa europianë që ishin vaksinuar me vaksinën AstraZeneca (AZ) kundër COVID-19, pësuan mpiksje të pazakontë të gjakut që ndonjëherë ishte fatale, shumë vende të Bashkimit Europian e ndalën menjëherë përdorimin e saj. Ata thonë se kjo tregon se e marrin seriozisht sigurinë. Fatkeqësisht, kujdesi i tyre ka më shumë të ngjarë të kushtojë jetë njerëzish, shkruan The Economist.

Pezullimet filluan pasi Norvegjia raportoi katër raste të mpiksjes së gjakut tek të rriturit e vaksinuar me vaksinën AZ. Raporte të ngjashme kanë ardhur edhe nga vende të tjera europiane. Brenda pak ditëve, të paktën 16 prej tyre, përfshirë Gjermaninë, Francën dhe Italinë, e pezulluan vaksinën. Organizata Botërore e Shëndetësisë, Agjencia Europiane e Barnave (EMA) dhe rregullatori në Britani, ku vaksina AZ është përdorur gjerësisht, u kërkuan njerëzve të vazhdonin të vaksinoheshin.

Çdo konfuzion qëndron në vështirësinë e shkëputjes së shkakësisë nga korrelacioni. EMA llogarit se që nga data 10 mars, kishte pasur 30 “raste tromboembolike” midis 5 milionë njerëzve në BE që kanë marrë vaksinën AZ. Kjo ndodhi nuk është më e çuditshme sesa fakti që disa prej tyre përjetuan papritur lehtësim të dhimbjes kronike të shpinës ose lehtësimin e sëmundjes së kancerit. Pyetja është nëse normat janë më të larta nga sa pritej. Në rastin e mpiksjeve, edhe pse rastet specifike duhen hetuar, të dhënat e përgjithshme tregojnë se vaksinat janë të sigurta.

Në provat klinike, 38% e atyre që kanë marrë vaksinën, raportuan të paktën një efekt anësor, kryesisht probleme si dhimbje në vendin e injektimit, dhimbje koke ose ethe. Po kështu raportuan edhe 28% e atyre të cilëve iu injektua thjesht ujë, por që ju tha se ishte vaksinë.

Më pak se 1% e secilit grup vazhdoi të vuante ndonjë sëmundje serioze. Të dhënat e provave mbështeten nga përvoja e vaksinimit masiv në vendet e tjera. Britania ka administruar më shumë se 10 milionë doza të vaksinës AZ dhe vaksinës Pfizer, kompani amerikane. Rregullatori i saj i barnave vlerëson se për të dyja vaksinat janë raportuar tre deri në gjashtë efekte anësore për çdo 1000 doza të injektuara, pothuajse të gjitha efekte anësore të lehta.

Lexo edhe :  Dita e lirisë fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor në 2021

Edhe nëse rezulton se vaksina ka një rrezik të vogël të mpiksjes së gjakut, vaksinimi ka të ngjarë të jetë shumë herë më pak i rrezikshëm sesa infektimi me COVID-19. Njerëzit kryejnë në mënyrë rutinë aktivitete që përfshijnë një rrezik të vogël të mpiksjes së gjakut, si fluturimi me avion, marrja e pilulave kontraceptive, pirja e duhanit dhe ngrënia e ushqimeve jo të shëndetshme.

Zyrtarët europianë i kanë cilësuar pezullimet si masa paraprake të përkohshme. Kur provat të jenë të disponueshme, programet mund të vazhdojnë aty ku e lanë – dhe publiku do të sigurohet. Kjo logjikë është e gabuar në dy pika. Së pari, ndërsa vaksinimi ndërpritet, njerëzit do të infektohen me COVID-19. Masat rregullatore për arsye sigurimi duhej të kishin vazhduar, duke mos e ndërprerë vaksinimin ndërkohë që hetoheshin rastet e mpiksjes së gjakut sepse, duke pasur parasysh përhapjen e sëmundjes në Europë, e cila është në rritje, kjo do të minimizonte vdekjet dhe vuajtjet. Gabimi tjetër është se dyshimet e shkaktuara nga një ndalim i përkohshëm ka të ngjarë të mbeten.

Marrim si shembull vaksinat e tjera. Shumë vende të pasura i vaksinojnë fëmijët kundër virusit të papilomës (HPV), i cili shkakton kancer në qafën e mitrës. Pas raporteve të pavërtetuara mbi efektet anësore të vaksinës në vitin 2013, Japonia e ndaloi rekomandimin e vaksinës HPV. Asnjë provë e sigurisë së vaksinës HPV nuk e ka bindur atë të ndryshojë mendim. Një studim vlerëson se, si rezultat i këtij vendimi, do të vdesin 5,000 deri në 5,700 gra japoneze të lindura midis periudhës 1994 dhe 2007.

Disa mjekë europianë pretendojnë se vendet e tyre i kanë pezulluar programet e vaksinimit pjesërisht nga “solidariteti” i BE-së, ose nga zemërimi me burokratët e BE-së që u tregojnë sesi duhet të përballen me pandeminë. Nëse është kështu, ata do ta pësojnë për këtë veprim. Nëse numri i vdekjeve rritet dhe nivelet e vaksinimit mbeten të ulëta, do të nisin akuzat nga të gjitha anët. Dhe këto akuza do të kenë arsye.

Të fundit

Një tjetër gabim trashanik me vaksinat, ja ç’po ndodh

Është e lehtë që njerëzit të humbin besimin te vaksinat. Kur disa europianë që ishin vaksinuar me vaksinën AstraZeneca...

Shpërthen Neymar, merr të kuq dhe përleshet në tunel me kundërshtarin (Video)

Brazilianin Neymar të PSG e kanë tradhtuar nervat në ndeshjen e radhës së Ligue 1, ku përballej me Lille për vendin e parë në...

Valë e re infektimesh, shtrëngohen masat në shumë vende të botës, ja shtetet më të goditura nga pandemia

Miliona vetë në mbarë botën janë nën urdhra të reja për të kufizuar aktivitetet në prag të Pashkëve, si rezultat i shtimit të infeksioneve...

“Të faleminderit për vajzën që je bërë”/ Mesazhi i nënës që përloti Xhensila Myrtezajn

Në puntatën e mbrëmjes së sotme të programit “Dua të të bëj të lumtur” në Top Channel, u trajtua historia e Lusilës, vajza 13-vjeçare...

Kafe dhe qumësht, një kombinim i gabuar për mëngjes

Kafja dhe qumështi për mëngjes është një nga kombinimet më të zakonshme që njohim por edhe një nga më të gabuarit për tretjen. Kapuçino në...

Lajme të tjera

Web TV