Vrasja e Ridvan Ramazanit në Shkodër, arrestohet një nga autorët (Emri)

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Mushan”, në kuadër të të cilit është arrestuar autori i vrasjes së Ridvan Ramazanit.

Nga strukturat e posaçme të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe punës së mirorganizuar u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim: Hydajet Mehmedaj, 34 vjeç, banues në fshatin Mushan, Shkodër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pas informacioneve të marra dhe lokalizimit të tij në një bar-kafe në fshatin Mushan, Shkodër.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit D. M. (i shpallur në kërkim) dhe M. Gj. (i arrestuar ditën e ngjarjes), më datë 28.11.2020, ka vrarë me armë zjarri shtetasin 46 vjeçarin, banues në fshatin Darragjat, Shkodër.

Për shtetasin Hydajet Mehmedaj, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, më datë 01.12.2020, ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Të fundit

Me flamur mbi kokë, Anxhela Peristeri ‘gati’ për Eurovision: Le të fillojë rrugëtimi

Këngëtarja shqiptare Anxhela Peristeri duket se është gati për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovisionin që do të zhvillohet nga...

Prokuroria konfirmon ngjarjen në Fushë Kosovë/  Vajza mbyti me jastëk motrën e saj

Prokuroria Themelore në Prishtinë është deklaruar në lidhje me krimin e rëndë që ka ndodhur gjatë ditës së sotme në  Fushë Kosovë. Prokuroria njofton se...

Pa vdekjen me sy/ Tmerrohet piloti i ri, kolegët e rrëmbejnë dhe e lidhin në poligonin e qitjes

Piloti francez i aeroplanëve luftarak ka bërë një ankesë, pas ritualit brutal në Corzica ku pretendon se kolegët e tij nga forcat ajrore të...

Momenti i sulmit me armë ndaj bjeshkatarëve të Kosovës

Një grupi prej mbi 50 personave nga “Kosovo Mountain Club” të cilët për sot kishin planifikuar ecjen në malet e Zubin Potokut, iu ndërpre...

Sezoni turistik në Sarandë, të huajt nisin prenotimet

Saranda ka nisur të presë turistët e parë për këtë sezon.  Për të dytin vit radhazi operatorët turistik do të ofrojnë shërbime në kohë...

Lajme të tjera

Web TV