Hapja e aeroportit/ Rama: Çunat e Kukësit që do vijnë nga Londra do i përzgjedhim në bazë të sharjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama tha se shumë shpejt do të nisin fluturimet në aeroportin e Kukësit. Rama tha se përzgjedhja e atyre që do fluturojnë të parët nga Londra drejt vendit tonë, do të bëhet në bazë të numrit të sharjeve dhe përqeshjeve.

Nga Korça ku prezantoi kandidatët për deputetë, Rama zbuloi gjithashtu se kompania që po ndërton Portin e Durrësit do të ndërtojë resortin e parë të skive në pikën turistike të Nikolicës.

“Nëse sot ne flasim për disa investime të mëdha në turizëm duke filluar nga investimi i madh në Durrës ku do të investohet për transformimin e zemrës së Durrësit në port turistik ndër më të mëdhenjtë në Mesdhe. Porti i Vlorës është gati për të nisur punën. Porti i Sarandës është në kantier. Dy porte të reja tregtare do ndërtohen në Durrës dhe Vlorë.

Aeroporti i Kukësit për pak ditë hap dyer për uljen e parë të E-Albanias me çunat e Kukësit që do vijnë nga Londra të seleksionuar në bazë të numrit të sharjeve dhe përqeshjeve që më kanë bërë mua kur thoja që do bëjmë Aeroport në Kukës. Në Aeroportin e Tiranës fillon investimi për terminalin e ri dhe zgjatjen e pistës për të garantuar fluturimet transoqeanike.

Parqet fotovoltaike dhe transformimi i sektorit të energjisë që është vendosur në ekuilibër por vazhdon të na kushtojë kur kemi mungesë reshjesh. Të gjitha këto vijnë si rezultat i faktit që në këto dy mandate kemi ndërtuar një platformë të re që do e ngrenë Shqipërinë në një nivel tjetër. Korça e ka fituar statusin e një destinacion të preferuar. Për të gjithë ata turistë që do vijnë duke u shtuar jo vetëm në verë, do jetë më siguri një vend ku shumë më tepër do duan të vijnë. Me kompaninë që ndërton portin e Durrësit kemi nisur diskutimin për pikën turistike të Nikolicës për të ndërtuar resortin e parë të skive atje”, tha Rama./GSH

Të fundit

Ndihmë për fëmijët në luftë, në ankand posteri i “Barbie” dhe skenari “Love Actually”

Një poster “Barbie” i nënshkruar nga Margot Robbie dhe skenari origjinal i filmit “Love Actually” po shiten në ankand...

Për herë parë në historinë e Serie A, sfida Inter-Torino do të gjykohet nga arbitre femra

Për herë të parë në historinë e Serie A, në ndeshjen e së dielës mes Inter dhe Torinos ndeshja do të gjykohet nga një...

“Shihi mbeturinat”/ Debat te Ferma Vip, Mariana dhe Valeri akuza ndaj njëri-tjetrit

Dita ka nisur me një debat të zjarrtë në ‘Ferma Vip’, ku Valeri, Mariana dhe Xhesika u përfshin në një debat për punët e...

Kërkon të betohet si kryebashkiak, Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin e Fredi Belerit

Mbahet sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, dalë nga zgjedhjet e 14...

Nga koalicionet te listat e hapura, Rithemelimi shpalos propozimet për Reformën Zgjedhore

Rithemelimi ka dalë sot me një qëndrim publik në lidhje me pikat kyçe të propozuara prej saj për kodin e ri zgjedhor. Nënkryetari i Rithemelimit,...

Lajme të tjera

Web TV