Kriminale përdorimi i vaksinës për vota, mandati 3 na RAMA-izon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Karaj

Është sa qesharake, sa e dhimbshme për një vend të varfër si Shqipëria, kur dëgjon 24/24, Kryeministrin tënd, në një fushatë aspak normale, duke gënjyer në mënyrën më të paskupullt të mundshme. Dhe këtë e bën apriori, pa i dridhur qerpiku, jo thjesht me ata që kurrë nuk i kanë besuar, por edhe ndaj atyre që e kanë votuar si të verbër, duke besuar në 2013-ën tek “magjia rilindase”. Në mungesë të theksur të një llogaridhënie, pas 8 viteve në pushtet, Kryeministri, po mundohet me të gjitha mënyrat që t’u hedh hi syve votuesve, ashtu sikundër bëri në 2017-ën. Katër vjet më parë, fajin e kishte përgjithësisht Saliu dhe specifikisht LSI-ja. Këta nuk e kishin lënë të qeveriste “si donte”, ndaj elektorati duhej të vinte dorën në zemër, dhe ti jepte vetëm atij, liderit të jashtëzakonshëm, arrivistit, “shpëtimtarit” dhe “babait të kombit”, “timonin e Shqipërisë”. Katër vjet më pas, në 2021, fajin e ka tërmeti, pandemia dhe vijimësisht, kundërshtarët e tij politikë, Meta, Basha, Shehi, Idrizi, Gon Duka, dhe specifikisht, Berisha. Edhe sot e kësaj dite, del e thotë: “Berisha kërkon rikthimin e tretë. Mos ta lejojmë. Berisha dhe Meta e kanë fajin që jemi katandisur deri këtu”. Por “harron” se pas Enver Hoxhës (40 vjet) dhe Mehmet Shehut (31 vjet), është njeriu që ka qëndruar më shumë se cilido në pushtet, plot 21 vjet. Sali Berisha e la pushtetin në 2013-tën. Vendi kishte një borxh publik 62%. Sot ka kapur shifrat alarmante, 82%, nga të cilat 3.3 milardë euro janë vetëm PPP të firmosura për deri në vitin 2047. Pra, “fallxhori” me ermin Edi Rama, është aq largpamës, sa po mendon për këtë popull, jo sot për nesër, por edhe për dy dekadat e mëvonshme. Por sigurisht, duke e futur në një borxh, ku skenari më i mundshëm, nëse nuk ndalet me votë më 25 prill, është ai grek. Domethënë falimentim.

Sali Berisha e la pushtetin në vitin 2013. Teksa në 8 vite, përjashto dosjen ndaj ish-ministrit Spiro Ksera, nuk u dërgua pranë organit të prokurorisë asnjë denoncim nga “klika rilindase”. Edhe për këtë Saliu e ka fajin(!?) Thua shqiptarët e kanë fajin, ta zëmë që Berisha, Meta, etj, nuk gjykohet? Berisha e ka fajin për naftën më të shtrenjtë në botë. Për çmimet e larta të ushqimeve. Për braktisjen masive të vendit nga gjenerata në kuptimplotë e këtij vendi. Për shendëtesinë më të rrënuar në kontinent. Për drogën, korrupsionin galopant dhe alarmin e Departamentit Amerikan të Shtetit, për këto të fundit dhe pastrimin e parave të pista. Për rrugët e florinjta, me çmime si kurrë në ndonjë vend tjetër të Europës. Për dështimet e panumërta (plot 6 herë në 8 vjet), përballë Brukselit zyrtar. Për të gjitha këto, edhe pas 8 vitesh qeverisje, sërish e ka fajin Berisha. Dhe në kahun tjetër të fushatës, nuk kemi “Mesia”-n. Jo. Lulzim Basha, thjesht ka vendosur të jetë normal. Një person që, e shkuara e afërt i ka dhënë ca mësime të vlefshme, duke bërë që në këtë fushatë të shikojmë një lider opozite, që më shumë sesa me dënglat e kundërshtarit të tij, po merret me hallet dhe problemet e shumta të qytetarëve.

Duket se Rama ka zgjedhur anatemimin dhe ironizimin e kundërshtarëve politikë, ndërsa Basha parashtron programin dhe një lloj injorimi të deklaratave të Ramës. Cili tërheq më shumë elektorat nga kjo formë e bërjes së fushatës?

E theksova edhe më lart: në momentin kur nuk ke një bilanc real qeverisjeje për t’ia shpalosur elektoratit; kur nuk ke një program konkret, por vetëm improvizime prej “shoëman”; kur më shumë sesa për votuesin, mendon për të votuarin, pra për pushtetin si qëllim në vetvehte, atëherë sigurisht që nuk do të ngelet gjë tjetër veçse të bësh kllounin. Anatemimi i kandidatëve të opozitës, nuk është gjë tjetër veçse një sëmundje prej deliranti. Bën gjoja si progresit i madh, teksa nxjerër në pah femrën në listën e PS-së, por nuk vonon të tregojë fytyrën e tij të vërtetë, teksa me një gjuhë të urryeshme dhe seksiste, anatemon kandidatet femra të opozitës. Konsideron si “të moçëm” 76-vjeçarin Sali Berisha, teksa bëhet qesharak deri në marrëzi, kur vendos të parën në listën e Tiranës, një strëgjyshe, idhtare të devotshme të komunizmit dhe Enver Hoxhës. Nuk lë gjë pa thënë për LSI-në, por ama u lëpihet nga koka te këmbët, disa ish-ministrave dhe ish-drejtorëve të kësaj të fundit, të cilët si vehmjet nuk lanë shkak për t’iu bashkangjitur “rilindasve”, madje edhe me koston e pakënaqësive tejet domethënëse të socialistëve safi (shih rastin e Adnor Shametit, Ditmir Bushatit, etj). Nga ana tjetër, Basha ka zgjedhur që të merret vetëm me votuesin. Të shpalosë programin e vet deri në detajin më të vogël, pavarësisht skepticizmit me të cilin janë parë disa nga angazhimet, sikundër i quan ai, të deklaruara në atë program. Thënë këtë, është fare e qartë se çdo mendje sadopak normale, jo-militante dhe ca më pak e verbuar nga “RAMA-izmi”, do preferonte fushatën që ka zgjedhur të bëjë lideri i opozitës.

Lexo edhe :  Ditën që Meta do paraqitet në SPAK, poshtë ballkonit të tij nuk do ketë asnjë njeri

Kreu i Partisë Socialiste, si kalë beteje ka zgjedhur çështjen e vaksinimit masiv. A ka sjellë kjo pikë avantazhi në elektorat apo votuesit tashmë e kanë bërë zgjedhjen e tyre?

Për mendimin tim, zero efekt. Por, përtej kësaj, ajo që shqetësoj në mënyrë të tmerrshme është përdorimi i shëndetit të njerëzve për fushatë. T’u thuash shqiptarëve se nëse nuk më votoni mua nuk do të keni vaksinën dhe nuk do ndërtohen shtëpitë që u shembën nga tërmeti, është kriminale. Nuk ka Kryeministër në Europë, por me gjasa edhe në botë, që të përdorë vaksinën për të rritur figurën e vet në popull. Është e tmerrshme, kur mendon se vaksinat në fund të fundit është detyrim nga ana e çdo qeverie. Si mund të lavdërohesh para një qytetari të thjesht, të shkretë dhe të varfër se paske gjetur ti vaksinat, kur ato blihen me paratë e qytetarëve të këtij vendi. Madje, as sot e kësaj dite, Rama nuk ka bërë publike, sikudnër çdo qeveri tjetër në botë, kontratat e nënshkruara (nëse ka të tilla), për blerjen e vaksinave. Janë të gjitha lekë të qytetarëve shqiptarë. Nuk është llogaria personale e Edi Ramës. Kjo nuk është gjë tjetër vetëm një lloj mendësie komuniste, e cila fatkeqësisht po gjen terren edhe sot e kësaj dite, aq sa po vërteton thënien e Vaclav Havel: “komunizmi ka rënë si sistem, por nuk ka rënë nga mendjet e njerëzve”!. Pra, duhet të jesh safi komunist, që me këtë lloj qasje të kryeministrit, ta mos mendosh qoftë edhe për një moment, përpara sesa ta votosh. Duhet të kesh vakum të madh shpirtëror dhe intelektual. Të urresh vendin tënd dhe të jesh armik i demokracisë, sidomos i kësaj tonës, tejet të brishtë dhe ende të pakonsoliduar. Të jesh, jo thjesht militant, por i “RAMA-izuar” në çdo qelizë, që të mund ti japësh me vetëdije të plotë, kësaj mazhorance, mandatin e tretë qeverisës, kur vëren se gjatë 8 viteve nuk janë realizuar as 10% e premtimeve dhe angazhimeve për të cilët u votua. Shqipëria vazhdon të jetë në varfëri, madje në shumë zona rurale, edhe ekstreme. Është i vetmi vend që vuan edhe për drita dhe ujë, ndërkohë që pas mandatesh kryeministër, me paturpësinë më të madhe, në 2021, premton ende 24 orë ujë pa ndërprerje. Rama është një nga ata tip liderash “alla ballkanas” që të sheh në sy, të gënjen, dhe më pas të bën ta besosh gënjeshtrën të cilën ai po e thotë si të vërtetë. Ndaj, deri më 25 prill duhet të ruhemi nga “RAMA-izimi”, njësoj si nga COVID-i.

Basha është më i prirur nga entuziazmi me takim gati në formë mitingjesh. A është kjo taktikë elektorale e tij për të krijur frymën e ndryshimit?

Nuk besoj se Basha ka ndonjë taktikë të mirfilltë elektorale, kjo edhe për shkak të pandemisë. Por fakti që në shumë takime të tija ka edhe injorim nga rregullat ndaj COVID-it, të bën të besosh se shqiptarëve u është sosur durimi me këtë qeverisje. Ndaj më parë, pranojnë të infektohen nga virusi (gjë tejet e gabuar gjithsesi), sesa të mos dalin përkrah liderit të tyre, kjo edhe për të krijuar atë lloj fryme e cila nuk u vërejt në 2017-ën. Sesa e drejtë do të jetë kjo lloj qasje, kjo do të vërtetohet vetëm më 25 prill…

Të fundit

Rritja e Euros si “flakë kashte”, pse ndodhi luhatja e monedhës europiane?

Rritja e kursit të këmbimit Euro-Lek që ndodhi ditën e mërkurë është shfryrë plotësisht dhe kursi është rikthyer përsëri...

Çfarë e shtyn Gazin të bëhet kaq “patriot”?

Nga Artur Ajazi Gaz Bardhi, ditët e fundit, është bërë më opozitar se kurrë. Madje, ai thotë se “gjithçka e bën për popullin, për vendin,...

“Kopjoni Luizin & Kiarën”/ “Shpërthen” Sara Gjordeni: Ajo ka 13 ex-a

Durimi i Sara Gjordenit kaq e pati. Një komentues e “akuzoi” se po përpiqet të kopjojë me Bardhin, çiftin e njohur Kiara-Luiz të cilët...

Lajm i mirë për shqiptarët! Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli do të jetë 830 euro

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka njoftoi rritjen e pagës minimale në 830 euro nga mëngjesi i 1 prillit gjatë prezantimit në kabinet pasi qeveria e tij i...

Kulla e Bolonjës drejt shembjes, autoritetet gati planin për shpëtimin e saj

“Torre Garisenda”, një kullë mesjetare në qytetin e Bolonjës në Itali, e cila përkulet në një anë, mund të jetë në prag të kolapsit....

Lajme të tjera

Web TV