“Ky tjetri thotë do heqim traun”, Rama publikon bisedën me Peleshin: Jo organizime të mëdha në asnjë mënyrë! Këta po marrin njerëzit më qafë (VIDEO)

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një bisedë me ministrin Niko Peleshi teksa udhëton për në Korçë. Në bisedë, Rama e pyet Peleshin për gjendjen e deri tanishme në qytetet, ndërsa I lë porosi që të mos grumbullohen njerëz.

Peleshi: Alo, po kryetar

Rama: Si je ça bëhet

Peleshi: Mirë si jeni ju, po afrohemi në Pogradec

Rama: Ëdhe unë rrugës jam, si duket situata aty

Peleshi: Shumë mirë shumë mirë, është një situatë shumë e shëndetshme, natyrisht që ka pasur problematika, por ne kemi zgjedhur që të vrapojmë më shumë dhe ti takojmë nga dy herë nga tre herëm në çdo lagje e rrugicë, edhe për të shmangur organizimet e mëdha, jo se se kemi mundësinë por…

Rama: Jo, jo organizime të mëdha në asnjë mënyrë, se i marrim në qafë, se këta po i marrin njerëzit në qafë, por çfarë ti bëjmë, më mbytën edhe mua, se më thonë pse s’mblidhemi dhe ne, pse se tregojmë forcën dhe ne

Peleshi: Kemi zgjedhur që të mblidhemi në grupe më të vogla

Rama: Më mirë ashtu se kemi dhe mundësinë që ti dëgjojmë dhe të flasim, lëre se çfarë thonë ata. Dëgjo po këta si janë PD LSI?

Peleshi: Ata vazhdojnë me shpifje dhe me sulme personale, nuk na e kthejnë dot kokën pas, mundohen të p[remtojnë budallallëqe, njerëzit e kuptojnë. Ky Edmond Spaho iu thotë njerëzve që ne do mbyllim doganën, që ju të shisni prodhimet, ndërkohë që ne nuk e bëjmë dot se vendi është në tregti të lirë

Rama: Po ç’e pyet, ky tjetri thotë që do të heqim traun.

Lexo edhe :  Humbi zgjedhjet/ Lulzim Basha mbledh kolegjin e kryetarëve të PD-së në rrethe

Peleshi: Njerëzit i kuptojnë

Rama: Nejse se rrugës jam unë shihemi atje

Peleshi: Hajt mirupafshim, shihemi në Pogradec


Të fundit

“Me të madhin”/ Shqiptari në Itali publikon foton me kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij të zhvilluar ditën e djeshme në Firence ka tërhequr vëmendjen edhe të...

Detaje rrënqethëse/ 10-vjeçari në Shkodër lidhi litarin në betoniere dhe po bënte një lojë por iu shtrëngua në qafë

Detaje të reja janë zbuluar për ndarjen tragjike nga jeta të 10-vjeçarit Nasir Ymerit, i cili humbi jetën aksidentalisht teksa po bënte një video...

Kuvendi miraton ngritjen e Komisionit Hetimor për “shkarkimin” e Metës me 98 vota pro

Parlamenti ka votuar pro për ngritjen e Komisionit Hetimor për “shkarkimin” e presidentit Meta. Ngritja e Komisionit u votua me 98 vota pro, 6 kundër...

Tentoi të kryente marrëdhënie me 13-vjeçaren, lihet në burg polici Kolë Kola

Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për efektivin e policisë në Lezhë, Kol Kola. 62 vjeçari, Kola akuzohet për...

28 hetuesit e BKH marrin zyrtarisht detyrën javën e ardhshme/ SHBA: Do të çojnë përpara Reformën në Drejtësi

28 kandidatët për hetues të BKH kanë përfunduar me sukses muajin e parë të trajnimit bazë dhe duke filluar nga java tjetër do të...

Lajme të tjera

Web TV