Më tërheqës është ai që shfaq imazhin e atij çka është

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

Njëzetë ditë para zgjedhjeve si i komentoni fushatën e dy liderve kryesor Rama dhe Basha?

Janë dy fushata të ndryshme dhe me protagonist komplet të ndryshëm në qasjen ndaj publikut dhe elektoratit. Rama e ka çuar fushatën tek një problematikë që mbetet shqetësimi kryesor prej mëse një viti, që është çështja e pandemisë. E në këtë kuadër si çështja e përballimit, masat dhe përkushtimi, ashtu siç është dhe çështja e vaksinimit, mbeten aspekte që do të ndikojnë në fushatë. Dhe Kryeministri e ka kuptuar këtë. Në këto kushte, më tepër sesa programet janë çështjet e emergjencës, dhe kjo mbetet një armë e rëndësihme që përdoret dhe gjatë fushatës. Nga ana tjetër Rama duket se shfrytëzon dhe mënyrën si po zhvillon fushatë kundërshtari i tij, për ta quajtur të papërgjegjshëm.

Mënyra e Bashës, apo ajo çfarë e kanë udhëzuar, për të krijuar skenarë të njerëzve që e presin në çdo takim në rrethe, me vargan makinash që e ndjekin, dhe grumbuj njerëzish me flamuj të PD, mbetet një formë e dëshpëruar që në kushtet e pandemisë e ku tubimet mbeten të kufizuara nën masat e pandemisë, kërkohet të jepet imazh i sforcuar i një entusiazmi për liderin, i cili shpërfill dhe rrezikun e infektimit. Për mua kjo është dëshpëruese, pasi shpërfillet siguria e qytetarëve vetëm për hir imazhi elektoral. Sigurisht që kjo është një betejë dhe në ajër ka ngarkesë dhe tension, por sidoqoftë është pozitive që mesazhet e deri tanishme më së tepërmi u drejtohen parcelës së gjithësecilit. Do të ketë dhe deklarata dhe provokime deklaratash, por kjo është pjesë e lojës dhe ku testohen nervat e kundërshtarit. Aq më tepër në këto kushte të reja të zhvillimit të fushatës ku kemi pandeminë nëpër këmbë, duket se rezultatet do të vijnë drejt atij që dëshmon nerva të ftohta dhe që i qëndron strategjisë që ka ngritur për tu përballuar në zgjedhje.

Duket se Rama ka zgjedhur anatemimin dhe ironizimi e kundërshtarëve politik ndërsa Basha parashtron programin dhe një lloj injorimi të deklaratave të Ramës. Cili tërheq më shumë elektorat nga kjo formë të bërjes së fushatës?

Rama është në terrenin e tij, edhe kur ironizon apo anatemon kundërshtarin. Ky është imazhi që ka dhënë në gjithë këto vite, ndaj do të ish i panatyrshëm nëse do të paraqitej ndryshe në fushatë. Shtojmë faktin që në zgjedhje është i vetëm dhe përballë ka një koalicion igurash me të cilat është përballur në gjithë këto vite, kjo ia bën më të lehtë ligjëratën. Nëse dikur i duhet të mbante gojën për Metën ndërsa sulmonte Berishën, tashmë nuk ka rezerva ndaj askujt. Nga ana tjetër Basha ndonëse duket se do ti përmbahet profilit të liderit që thjesht sheh punën e vet dhe jo atë të kundërshtarit, në fakt ka pësuar një transformim të madh. Nëse vemë re, më tepër sesa shpalosja e progaramit, Basha thjesht transmeton mesazhe. Por këto janë klishe të krijimit të kultit të tij, kult që nuk arrit ta krijojë gjatë 8 vitete që ka në krye të PD. Vini re mesazhet e tij; “Unë anëtarësova vendin në Nato”, “Unë i dhashë vendit liberalizimin e vizave”, apo kur flet për të ardhmen “Unë jam i vetmi që mund ta anëtarësojë vendin në BE”. Ka një mungesë të theksuar modestie edhe nëse vërtet meritat për këto çështje të ishin vërtet të Bashës. Por këtu kemi përvetësim të pisët të kontributit të të tjerëve për ta vënë në funksion të ngritjes së imzhit, që nuk e ke. Nëse këto janë arritje gjatë qeverisjes së PD, këto merita mund ti shkojnë Berishës, jo thjesht si kryeministër i asaj kohë, por dhe si kryetar i PD dhe maxhorancës. Mos harrojmë se vetë Berisha, megjithë rrezatimin e tij si lider i fortë, asnjëherë nuk ka përdorur “unin” për arritjen, por është shprehur “ne”. E pra nga doli Basha si ajzberg arritjesh e me merita kaq të veçanta? Për më tepër që këto aritje kaq të mëdha dhe këtë gjuhë kulti as që e ka përdorur më parë. Ndaj duken dy Basha që nuk përputhen me njëri tjetrin, njëri gjatë fushatës, e tjetri përpara saj e për cilin thuhej se ishte i plogët e aspak frymëzues për elektoratin e djathtë.

Lexo edhe :  Unazat e divorcit, trendi më i ri i prezantuar nga Emily Ratajkowski?

Kreu i Partisë Socialiste, si kalë beteje ka zgjedhur çështjen e vaksinimit masiv. A ka sjellë kjo pikë avantazhi në elektorat apo votuesit tashmë e kanë bërë zgjedhjen e tyre?

Çështja e vaksinimit, mbetet aspekti që do të ndikojnë në fushatë. Dhe Kryeministri e ka kuptuar këtë. Në këto kushte, më tepër sesa programet janë çështjet e emergjencës, dhe kjo mbetet një armë e rëndësihme që përdoret dhe gjatë fushatës. Nga ana tjetër Rama duket se shfrytëzon dhe mënyrën si po zhvillon fushatë kundërshatri i tij, për ta quajtur të papërgjegjshëm.

Basha është më i prirur nga entuziazmi me takim gati në formë mitingjesh. A është kjo taktikë elektorale e tij për të krijur frymën e ndryshimit?

Duket se strategët e fushatës ë PD po mundohen të ngrenë me të shpejtë në fazat e fundit të fushatës një Bashë tjetër, më të fortë dhe më energjik nga çka është. Veçse kjo e bën më të panatyrshëm vetë Bashën në sytë e elektoratit, pasi duket tepër vonë për të krijuar një imazh, kur për 8 vite thjesht ka vërtetuar çdo kritikë që i është bërë për pavendosmërinë për të çuar deri në fund një inisiativë apo betejë politike. Ndaj në këtë fushatë besoj se më tërheqës është ai që shfaq imazhin e atij çka është, sesa të atij që mundohet të jetë.

Të fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për...

Aktiviteti elektoral i presidentit Biden me ish-presidentët Obama e Clinton,shënon rekord

Shuma e dhurimeve është një demonstrim i mbështetjes së demokratëve për presidentin Biden në një periudhë kur anketimet vazhdojnë të tregojnë nivele të ulëta...

Lajme të tjera

Web TV