Askush nuk e do LSI-në

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

 

Askush nuk e do LSI-në. Madje as Shpëtim Idrizi, i cili apelon vendimin e KQZ me qëllim që komisioneri të mos jetë i LSI por i partisë së tij. Në këto dhjetë ditë zyrtare të fushtatës elektorale, askush nuk e do pranë dhe kjo shihet dhe nga ana e PD me të cilën ka një marrëveshje për koalicion paszgjedhor. Gjithësesi, si nga PD edhe nga PS, (të dyja me nga një histori bashkëqeverisje me LSI), kanë të njëjtën akuzë dhe motivim për ta mbajtur larg: shpërdorues të pushtetit të të mëdhejve dhe rritje të pandershme elektorale duke shfrytëzuar qënien në pushtet. Në fakt, çfarë po ndodh së fundmi në këtë fushatë dhe në strategjitë elektorale është një risi që nuk është hasur më parë.

Gjatë 30 viteve të pluralizmit, beteja kryesore për votën ka qenë e përqëndruar midis dy partive të mëdha. PS dhe PD kanë qenë demat që kanë përplasur brirët mes tyre për çdo palë zgjedhje, qoftë parlamentare apo vendore, dhe fitorja apo humbja, dihej se do të ndiqeshin nga revanshi për pikëbetejën e rradhës. Partitë e tjera më të vogla pjesëmarrëse janë kënaqur veç me targetin e tyre të votuesve të interesave specifikë, implementimi i të cilave do të ndërvarej vetëm nga pranimi në një aleancë qeverisëse me një nga të mëdhejtë e politikës. Tashmë në këtë fushatë duket se kemi tjetër skemë. Brirët e të mëdhejve duket se janë drejtuar jo aq kërcënueshëm ndaj njëri tjetrit. Ato duket se janë drejtuar dhe kundër të vegjëlve. Dhe këtë e bën më së pari PD, që ndonëse i ka futur në listën e saj duke thithuar në hambarin e saj cdo votë opozitare, sërish është e kujdesshme që të partitë e vogla të humbin identitetin e tyre. A do të shkrihen ato brenda shtratit të PD, kjo ende nuk dihet, por e qartë është që çdo votë e tyre është ngjyrosur blu tashmë për këto zgjedhje. Ndërkohë, për faktorin tjetër të LSI duket se nuk mund të operohet për shkrirje midis tyre. Shigjetat e drejtuara ndaj LSI duket se janë për të tretin e besdisshëm. Por jo vetëm kaq. Mesa duket është dhe frika për haraçin e madh që kërkon ajo sa herë kur votat e saj garantojnë pushtetin.

Lexo edhe :  Asgjë nuk lind mbi gërmadha…

 

 

Të fundit

Liverpool mposht Atalantën por eliminohet nga Europa, Leverkusen mbetet e pathyeshme

Atalanta nxjerr jashtë Europës Liverpoolin. Skuadra bergamaske u mposht 0-1 në shtëpi nga “The Reds”, por kualifikohen në gjysmëfinale...

Roma triumfon sërish ndaj Milanit dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Europa League

Roma kalon në gjysmëfinalet e Europa League, ndërsa eliminon Milan-in, pas fitores me rezultatin e përgjithshëm 3-1 të dy ndeshjeve çerekfinale. Pas takimit në “San...

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem, ja çfarë u ndodh këtyre 5 shenjave të Zodiakut

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem dhe fillon zyrtarisht sezoni i shenjës së dytë të kalendarit astrologjik. Kjo ditë do të sjellë ndryshime...

Çfarë është “mashtrimi i së ardhmes? Flamuri i kuq në një raport në çift

Është normale të imagjinoni një të ardhme me dikë që ju intereson, sidomos pasi takimi i parë ka shkuar shumë mirë dhe jeni në...

“Ajo që po bën Meta nuk është sjellje politike”/ Çani reagon ashpër: Ish-presidentit …

Gazetari Arian Çani në një intervistë për një emision televiziv ka komentuar deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë ndaj SPAK. Ai theksoi se kjo...

Lajme të tjera

Web TV