Kërcënim për sulm në një nga spitalet shqiptare, policia kalon në gjendje gatishmërie

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Policia e Kosovës mori sot njoftim për një kërcënim për sulm dhe ka ndërmarrë të gjitha masat parandaluese në spitalet e vendit.
Lajmin e konfirmoi për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. Sipas tij, situata vlerësohet e qetë dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim nga ana e qytetarëve.

“Policia e Kosovës me kohë ka ndërmarr masat parandaluese dhe të sigurisë, pas sigurimit të një informate që ndërlidhet me kanosje, përderisa janë ndërmarrë të gjitha masat policore, situata vlerësohet e qetë dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim nga ana e qytetarëve.

Të gjitha veprimet e nevojshme i ndërmerr konform autorizimeve ligjore në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, me qëllim të ofrimit të sigurisë, parandalimit të veprimtarive kriminale si dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike në vend”, tha ndër të tjera Kelani.

Edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti në një prononcim për Telegrafin tha se pas një informacioni që kanë marr nga Prishtina, se mund të ketë një sulm në një nga qendrat spitalore në Kosovës, në veri i kanë ndërmarr menjëherë masat parandaluese.

“Nuk është precizuar se në cilën qendër spitalore mund të ndodh ndonjë sulm, pasi ky informacion që kemi marr sot vlen për të gjitha qendrat spitalore të Kosovës, e jo veç për veriun. Sigurisht që i kemi ndërmarr masat dhe në qendrat spitalore në veri, pas marrjes së këtij informacioni”, ka thënë Hoti.

Të fundit

Kërcënim për sulm në një nga spitalet shqiptare, policia kalon në gjendje gatishmërie

Policia e Kosovës mori sot njoftim për një kërcënim për sulm dhe ka ndërmarrë të gjitha masat parandaluese në...

Vdekje nga vaksinat në Shqipëri? Reagon kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama gjatë një prononcimi për mediat nga qyteti i Korçës, ka folur edhe rreth vdekjeve të ndodhur në vendin tonë të dy...

“Oo Edi Rama, oo Edi Rama”, korçari thërret Ramën dhe i ndërpret takimin, kryeministri: Hë mo tani më njohe, ke 1 orë aty

Kryeministri Edi Rama ndodhet paraditen e sotme në Bilisht ku po zhvillon një takim elektoral me strukturat dhe mbështetësit e forcës politike që ai...

“Një fushatë që nuk frymëzon, por infekton”/ Spiropali: Basha i ka kthyer qytetarët në ‘mish për top’, PD e paorganizuar

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalin deklaroi në ‘Breaking’ në Top News se kreu demokrat, Lulzim Basha po i kthen qytetarët në ‘mish...

“Zgjidhje haluçinante”, Rama: ‘Do mbyllim doganat sa të shisni ju prodhimet’, idioteske ajo që propozon prof. Spaho, tallje e abuzim

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar kandidatin demokrat për deputet në qarkun e Korçës Edmond Spaho dhe deklaratat e tij për fermerët. Rama e cilësoi...

Lajme të tjera

Web TV