“Lulzimi është me fatkeqësinë, jo me shqiptarët”/ Rama i përgjigjet nga Korça Bashës që tha se ka viktima nga vaksinat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për kryeministrin Edi Rama sa herë që bie një fatkeqësi, Lulëzimi është me fatkeqësinë dhe jo me shqiptarët dhe në këtë pandemi është me virusin.

Kreu i qeverisë, teksa po ndiqte nga afër procesin e vaksinimit masiv në Korçë së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, u pyet edhe në lidhje me një deklaratë të kreut të PD-së, i cili gjatë një interviste televizive tha se procesi i vaksinimit po shkakton edhe viktima.

Rama tha se Basha po flet pa asnjë lloj arsyetimi, për të përhapur panik, dhe kjo është një këngë e përditshme nga Saliu prej të cilit Luli varet kokë e këmbë.

Pyetje: Basha është shprehur se nga procesi i vaksinimit ka edhe viktima?

‘Çfarë mund të komentoj unë për këtë kjo është thjesht në e re, që është shumë e vjetër, sepse ne kemi parë që sa herë mbi shqiptarët bie fatkeqësi Lulëzimi dhe të tjerët janë me fatkeqësinë dhe jo me shqiptarët.

Ka një përmbytje janë me përmbytjen, ka një tërmet janë me tërmetin, ka një virus janë me virusin arrihet deri këtu sa të flitet për vdekjet e shkaktuara nga vaksinat pas asnjë lloj arsyetimi për të përhapur panik, këngë e përditshme nga Saliu prej të cilit Luli varet kokë e këmbë.

Këta janë ata, vaksina nuk mbron nga sëmundjet e tjera, vaksina nuk është një ilaç magjik që parandalon humbjen e jetës për shkak të sëmundjeve të tjera dhe vaksina vetë nuk është shkaktare e humbjes së jetës, histori e konfirmuar kudo.

U bë gjithë ajo zhurmë por asgjë nuk ka, ja ku jemi sot, vaksinimi me Astra Zenekan vazhdon kudo, në vazhdojmë vaksinojmë ata infektojnë, sensibilizojmë për distancim ata vazhdojnë sesnibilizojnë për mosvaksinimin që do të jetë vula që do ti mbetet kësaj fushate mizerabel me vatra Covid kudo ku shkel.

Kreu i qeverisë theksoi se brenda javës do të fillohet vaksinimi me grupmoshat +65 vjeç, ku nënvizoi se do të mbahet i njëjti ritëm i lartë i vaksinimit, sepse sa më shumë të vaksinojmë aq më shpejt do të dalim nga ky tunel duke këputur masivisht hallkat e zinxhirit të infektimeve.

Lexo edhe :  Kate Middleton është nusja mbretërore më e arsimuar në 300 vjet

Rama kritikoi po ashtu edhe grumbullimet pa respektuar masat anti-COVID të kreut të PD-së gjatë kësaj fushate elektorale.

‘Edhe ne Korçë si kudo jo vetëm në qendrat e vaksinimit, por në çdo qendër shëndetësore të Republikës së Shqipërisë, vijon intensivisht vaksinimi, është një lehtësim i madh për njerëzit që vaksinohen, është ndjenjë shumë e fortë nderi për ne që bëjmë çmos kur shohim gjithë këta gjyshër e gjyshe që buzëqeshin.

Do shkojmë menjëherë te +65 dhe kjo gjë do të fillojë brenda javës, kështu që ata që janë gati 70 dhe 60+ të përdorin portalin e-albania dhe njëkohësisht do lajmërohen mjekët e familjes.

Sistemi po funksionon realisht sahat, ritmi është shumë i lartë do ta mbajmë këtë ritëm me doemos sepse sa më shumë të vaksinojmë aq më shpejt do të dalim nga ky tunel duke këputur masivisht hallkat e zinxhirit të infektimeve.

E përsëris që vaksinimi masiv ka të domosdoshëm dhe distancimin që do të thotë që ne duhet të bëjmë të gjithmonë detyrën tonë pasi nëse nuk mbajmë distancë aq më tepër grumbullohemi siç po ndodh përditë në vatrat COVID të fushatës elektorale të palës tjetër vonojnë procesin dhe biem në të njëjtin kurth ku ranë vendet e tjera, shikoni Kosovën, u desh një fushatë elektorale pa distanca me marshime për të rritur numri frikshëm dhe për të kthyer një trend negativ të vdekjeve.

Shikoni Malin e Zi, një vend ku niveli i infektimeve ishte më i ulëti në rajon, sot ata vazhdojnë të përballen me pasojat e tmerrshme të një fushate elektorale të papërgjegjshme.

Kjo është së pari një çështje përgjegjshmërie, respekti, për shëndetin, mbi shëndetin nuk ka dhe nën shëndetin e njerëzve vijnë gjërat e tjera.’- tha Rama.

Të fundit

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

ZVICËR- Një shqiptar nga Kosova është arratisur nga burgu në Wauwilermoos i Lucernit, ku ishte i dënuar me kusht. Ai...

Aplikacioni Telegram rrezikon bllokimin në Rusi, Kremlini: Po përdoret nga terroristët

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka deklaruar sot se aplikacioni i komunikimit Telegram dhe krijuesi i tij Pavel Durov duhet t’i kushtojnë më shumë...

Këshilli Bashkiak miraton bonusin e qerasë për familjet e Kombinatit

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi listën e familjeve të Kombinatit, të cilat përfitojnë bonus qiraje pasi banesat e tyre u prekën nga procesi i...

Sterilizimi/ Ilir Beqaj zbulon detaje nga dosja hetimore: Kemi bërë kërkesë për…

Pas daljes nga SPAK ku u njoh me dosjen hetimore për Sterilizmin, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili akuzohet për shpërdorim detyre, tha...

Ekspertët thonë jo! Nga tani mos qëndroni më zbathur në shtëpi, ja arsyeja e fortë

Pas një dite të gjatë me këpucët veshur me siguri gjithçka që doni të bëni është t’i largoni ato nga këmbët tuaja. Kjo për shkak...

Lajme të tjera

Web TV