“Më binte pa pushim…më pështyu në surrat gjakun tim”/ Ish-i dënuari politik rrëfen: Si më torturoi Mehdi Bushati që dekoroi Meta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dekorimi nga Presidenti Ilir Meta, i Mehdi Bushatit, i cili është edhe babai i analistit Andi Bushati, me Dekoratën e Lartë “Kalorës i Flamurit” ka ngjallur shumë reagime ditët e fundit mes ish- të përndjekurve politikë, që e cilësojnë Bushatin , si një prej hetuesve me të dhunshëm të regjimit komunist.

Demir Pojani, ish-i burgosur politik, pjesëmarrës në revoltën e Spaçit në maj të 1973, e ka njohur nga afër hetuesin Bushati dhe është përballur me torturat e tij, pas shtypjes së revoltës, kur një pjesë të madhe të të rebeluarve të lidhur me zinxhirë i çuan në burgun e Ri të Tiranës.

“Hetues nga gjithë Republika, njerëzit e sigurimit më të këqij që kishte regjimi i kishin pru aty për të na pritur ne të revoltës. Ne ishim rreth 90 vetë, të lidhur të vramë, të poshtëruar, pa ujë, nuk di si kemi shkuar gjallë”, shprehet ai për mikrofonin e Report Tv.

Përballjen me hetuesin Mehdi Bushati Demir Pojani e kujton me detaje.

“Kur më morën mua, shoh një burrë të shkurtër me kostum, me këmbë të shtremba, që më turret mua. Unë jam marr me sport dhe llogaris inercinë e vrapit të atij dhe u jap këmbëve dhe i hyra brenda rrezes. Ai u përplas në kraharorin tim… si u përplas tek unë, u rrëzua, dhe kur ngrihet me ca të qara të ndyra, vjen nga mbrapa dhe më kafshon duart. Atij i plasën gishtat gjak në gojë dhe më pështyu në surrat gjakun tim…

“Na mbështeten për muri dhe aty më binte pa pushim…”, kujton ai.

Skena e dhunës që Demir Pojani ka përjetuar ka vijuar edhe më tej.

“Mora vesh se kisha një komshi aty afër me tha,- ‘ky është Mehdi Bushati, është dhëndri i Hysni Kapos'”.

Lexo edhe :  Balluku jep lajmin: Do ndërtojmë akademi profesionale të aviacionit

“Kjo pune vazhdoi aty rreth disa orë sepse ushtarët na kishin lëshuar fenerët dhe duheshin larguar fenerët nga oborri ku ishim, dhe na morën e na futën nëpër biruca. Nuk di ca të them… Më pas nuk e pashë më këtë (Bushatin)”.

Demir Pojani dëshmon për Report Tv se ky ka qenë takimi i vetëm me Mehdi Bushatin, pasi hetuesinë ai do ta zhvillonte me hetues të tjerë po aq të dhunshëm e torturues sa ai. Demir Pojani është dënuar në diktaturë për agjitacion e propagandë dhe pjesëmarrje në organizatë kundër pushtetit dhe ka vuajtur 21 vite burgim./Shqiptarja

Të fundit

Media e pashpirt, si një hijenë!

Nga Mentor Kikia Ajo qe po ndodh ne Britani dhe jo vetem, me ekspozimin e detajeve te semundjes se nje...

Zhvati miliarda euro/ “Mbreti i turpëruar” i kriptove dënohet me 25 vjet burg

Sipërmarrësi i turpuruar i kriptomonedhave, Sam Bankman-Fried, është dënuar me 25 vite burg, pasi u dënua për vjedhjen e miliarda dollarëve nga klientët e...

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e këngëtarit të ndjerë Dr. Flori. Ja ku ndodhet

Një lajmi mirë vjen nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku u vendos se një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e...

Një zakon i thjeshtë i përditshëm që mund të përmirësojë kujtesën

Studiuesit shikuan se cilat zakone të përditshme mund të përmirësojnë kujtesën tonë dhe dolën me një shumë të thjeshtë dhe të lehtë. Përveç fjalëkryqeve dhe...

Heidi dhe Romeo shkëmbejnë puthje pasionante në lavanderi

Romeo dhe Heidi duket se kanë bërë paqe me njëri-tjetrin dhe të kaluarën e kanë lënë pas. Teksa mbrëmjen e djeshme dyshja është parë...

Lajme të tjera

Web TV