“Mund të kenë halle të mëdha”/ Robert Ndrenika i kthehet Edmond Budinës: Deri dje mbante një golf leshi të zi dhe të pa larë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas deklaratës së regjisorit Edmond Budina në lidhje me përfshirjen në spotet elektorale të PS-së, të aktorëve Tinka Kurti dhe Robert Ndrenikës, vjen një reagim nga ky i fundit. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Ndrenika nuk i kursen ironitë për Budinën, duke thënë se regjisori u katapultua si zëvendës sekretar partie dhe thoshte për aktorin se ‘Ndrenika ishte reaksionar’.

Sipas Ndrenikës, Budina përqafoi proceset demokratike dhe aty gjeti një pardesy të bardhë se deri në atë kohë mbante një golf leshi të zi dhe të pa larë. Kujtojmë se në një intervistë për gazetaren e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Fatmira Nikolli, Budina tha se nuk i kryqëzonte për vendimin që kishin marrë Kurti dhe Ndrenika, pasi mund të kenë halle të mëdha.

REAGIMI I NDRENIKËS

Lavdi Perëndisë që jam ende gjallë…Ky Edmondi B…(udina) në teatër u katapultua zv sekretar partije dhe i thoshte org.bazë (çerdhja e gjarpërinjëve) kujdes nga Ndrenika se është reaksionar…por faleminderit se në stërvitje ushtarake më lejonte vetëm pushkë druri (që ishte shumë më e lehtë) po për “hir të s’vërtets” përqafoi shpejt proceset demokratike dhe se nga gjeti një pardesy të bardhë se deri në atë kohë mbante një golf leshi të zi dhe të pa larë !!!

DEKLARATA E BUDINËS

I pyetur mbi pjesëmarrjen e Robert Ndrenikës dhe Tinka Kurtit në spotet elektorale të Partisë Socialiste, që kërkon një mandat të tretë, ai tha se pa dashur nuk I gjykon por ka disa gjera që janë të pakoncpetueshme, si mbështetja për një qeveri që dhunon kolegët.
“Unë nuk dënoj asnjë që ka bindje të caktuara politike. Është e drejtë e çdo individi të bëjë zgjedhjen e tij por njeriu duhet të ketë një lloj koherence. Unë asnjëherë nuk kam thënë që do të shtrihem para teatrit, apo do vërvitem në varr nëse teatri shembet. Për mua është e pakonceptueshme që si artistët, të mos pranojë idenë e ruajtje se teatrit dhe ndërtimit të një të riu diku tjetër. nuk e koncepetoj dot si mundet të biesh dakord me një shtet e një qeveri që dhunon koleget dhe e shemb teatrin me kolegët e tu brenda.

Lexo edhe :  Françeska: Kam gënjyer, nuk i kam kryer studimet e larta

Është jashtë mendjes të mos të të dhimbset që rruspa i bie teatrit me kostumet varur. Dhe të mos thuash asnjë llaf. Çfarëdo interesi të kesh! Për mua është e turpshme. Megjithatë, unë as i kam gjykuar as nuk i marr nëpër gojë. Unë kam qenë ky që jam. Unë nganjëherë iu qaj edhe hallin se mund të kenë edhe halle shumë të mëdha. Secili bën zgjedhjen e vet, nuk i vë në kryq, por koherenca vlen në këtë botë”, tha Budina.

Ai shtoi se secili duhet të jetë i ndershëm me atë që vetë ka thënë. Në vijim ai thotë se sa i takon akuzës për politizimin e atyre që mbrojnë kauzën e teatrit, të politizuar janë ata që mbështetën shembjen. “U bashkuan me krimin, ata janë të politizuarit e parë. Unë nuk e kam firmosur atë marrëveshjen me PD-në, por i kam thënë Bashës që atëherë në sallë, nëse nuk e mban fjalën më ke kundër. Nëse ata që vijnë në pushtet nuk mbajnë premtimin do jemi kundër tyre”.

 

Të fundit

Vënia në pranga dhe dorëheqja e Goros, OMONIA ngre pikëpyetjet për pronat në Himarë

Komuniteti grek në Shqipëri, OMONIA ka reguar pas arrestimit dhe dorëheqjes së kryebashkiakut në detyrë të Himarë, Jorgo Goro. Në...

Çfarë po ndodh? Një tjetër ish-kryebashkiak socialist paraqitet në SPAK (Emri)

Ish-kryetari i bashkisë së Sarandës Stefan Çipa është paraqitur sot në SPAK. Mësohet se ish-kryebashkiaku është thirrur në Prokurorinë e Posaçme për çështjen e inceneratorëve. Zyrtarisht...

“Investimet e huaja janë rritur”/ Rama: Ekonomia shqiptare ka marrë një vlerësim të mirë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se vendi ka potenciale për të vjelë investime të huaja. Ai tha se kërkesa për Shqipërinë rritet në mënyrë eksponenciale. Sipërmarrja...

Kur do të pastrohet ajri nga pluhuri saharian? Flet sinoptikania Porja

Pluhuri saharian ka përfshirë të gjithë Shqipërinë, përshirë edhe kryeqytetin, duke shkaktuar probleme në frymëmarrjen e njerëzve. Sinoptikania Lajda Porja shpjegoi se pse ndodhi ky...

“Mos më picko”/ Plas sherri në kuzhinë, Egla e spërkat me ujë, ja si reagon Ilnisa

Një situatë mjaft e pakëndshme ka ndodhur në kuzhinën e BBV3, ku Ilnisa dhe Egla zihen keq me njëra-tjetrën. Ilnisa ishte duke larë enët, ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV