“Turp”/ Rama reagon për sulmin e Berishës ndaj vaksinave: Gogoli digjital dhe Gjino përhapin lajme të rreme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë edhe një herë akuzat monstruoze të ish-kryeministrit, Sali Berisha në lidhje me vaksinat.

Kreu i qeverisë tha nga Kolonja se Berisha po bën terror, duke përhapur lajme të rreme lidhur me procesin e vaksinimit.

Sipas kryeministrit, edhe Basha po ndjek lojën e paraardhësit të tij politik në PD dhe po përhap panik duke luajtur me jetën e njerëzve.

Gjatë një takimi elektoral në Kolonjë, Rama se Sali Berisha dhe Ilir Meta janë kumbarët e vërtetë të PD-së, ndërkohë që Basha është vetëm fasadë.

“Luli është vetëm fasada e nxjerrë përpara, dhëndri i buzëqeshur që është nxjerrë përpara, Gjinua, për të krijuar idenë që po bëhet dasmë. Kumbarët e vërtetë janë Saliu dhe Iliri. Saliu që kall panik në shpirtin e njerëzve duke u thënë mos u vaksinoni sepse vaksinat vrasin njerëz. Del edhe Gjino dhe e përsërit prapë se i ka thënë ai me siguri, ‘ore ti pse nuk e flet këtë punë’.

Doli ai të flasë që kanë vdekur njerëz nga vaksinat. Turp! Turp, s’ka më turp, të luash me jetën dhe qetësinë shpirtërore të njerëzve që janë në ankth prej një viti e kusur për të dalë nga kjo situatë, dhe kur ajo drita në fund të tunelit vjen duke u zmadhuar, këta prapë kthehen aty. Si ka mundësi? Ndodh një përmbytje këta janë me përmbytjen. Ndodh një tërmet këta janë me tërmetin.

Vjen virusi, këta janë me virusin. Si nuk u bënë njëherë këta me Shqipërinë dhe shqiptarët. si nuk u bënë njëherë këta përbashkues, jo për të mbështetur qeverinë, por për të mbështetur, qartësuar dhe ndihmuar njerëzit. Së paku duke mos shpifur, duke mos përhapur lajme të rreme, duke mos i mbytur njerëzit me dezinformim. Ky është kulmi, vaksinat të marrin jetën.

Përkundrazi, vaksinat po kthejnë jetën dhe Shqipëria do të buzëqeshë shumë shpejt përsëri siç po qeshin gjyshërit me mijëra në çdo cep të Shqipërisë sepse më në fund mund të dalin nga shtëpia, mund të takojnë nipërat dhe mbesat. Ndërkohë që ata po marrin frymë lirisht, del Saliu, gogoli dixhital, edhe vazhdon me historinë e tij. Si mundet? Çfarë mund të sjellin këta për Shqipërinë”, tha Rama.

Të fundit

“3 fakte qesharake”/ Luarasi-Bardhit: Do të të kisha ngelur në klasë

Akuzat e kreut të PD Gazment Bardhi ndaj vëllait të kryeministrit Olsi Rama kanë ngjallur debat  në studion e...

“Në Tiranë, 40% e trafikut shkaktohet nga…”/Shefi i qarkullimit zbulon shkaqet e kaosit

Rreth 40% e trafikut në Tiranë krijohet nga parkimet e gabuara në rrugë. Kështu u shpreh, shefi i qarkullimit rrugor, Besmir Qibni në një...

Përpjekjet për të justifikuar ‘marrëveshjen’ që shuajti revolucionin

Nga Mero Baze Për të identifikuar personat të cilët donin të fitonin besimin tek Berisha kur ai po përpiqej të rikthej në pushtet në vitet...

Ledjona tregon për të atin pas daljes nga “BBV3”: Ka pasur probleme shëndetësore

Në një intervistë të dhënë në “Ftesë në 5”, Ledjona ka folur për herë të parë për familjen e saj dhe mënyrën sesi ata...

EMRAT/ Kush janë të arrestuarit nga SPAK në Bashkinë e Tiranës

Emrat e dejtorëve të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës të arrestuar ditën e sotme nga SPAK janë bërë publike. Mësohet se në pranga kanë...

Lajme të tjera

Web TV