Vjosa Osmani merr zyrtarisht detyrën si presidente e Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vjosa Osmani pranon zyrtarisht detyrën e presidentes së Kosovës, në një ceremoni larg shkëlqimit të zakonshëm për shkak të pandemisë.

Osmani e ka pranuar zyrtarisht detyrën e re, në një ceremoni në sheshin “Ibrahim Rugova” në kryeqytet.

Këtë detyrë asaj ia ka dorëzuar kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili për pak ditë qe ushtrues detyre i presidentit.

Para se të merrte detyrën Vjosa Osmani ka parakaluar pranë gardës së Forcës së Sigurisë së Kosovës së bashku me krye parlamentarin Glauk Konjfuca.

Në ceremoni kanë marrë pjesë ambasadorë të disa vendeve, kryeministri Albin Kurti dhe anëtarë të kabinetit qeveritar.

Pas pranimit zyrtar të detyrës, të pranishmit kanë shkuar në ndërtesën e presidencës, ku është edhe zyra e të parës së shtetit.

Osmani është parë duke hyrë aty së bashku me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriun dhe dy vajzat.

Gjatë ditës janë paraparë janë paralajmëruar disa aktivitete të Osmanit, përfshirë këtu edhe homazhe në varret e dëshmorëve dhe varrin e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.

Kuvendi i Kosovës ka votuar të dielën me 71 vota në të mirë të saj, për zgjedhjen në këtë pozitë.

Pas zgjedhjes, ajo ka bërë betimin para deputetëve.

Të fundit

Qendër e re administrimi në Vaqarr/ Rama: Hapësirë multifunksionale për të gjitha moshat

Vaqarri do të ketë një qendër të re administrative. Kryeministri Edi Rama thotë se qendra do të operojë si...

Elon Musk zbulon se cili aktor duhet ta luajë atë në filmin biografik

Miliarderi Elon Musk gjatë ceremonisë së 10-të të Çmimit Breakthrough, mori një moment për të ndarë mendimet e tij mbi filmin biografik të ardhshëm...

Pse shkalloi Ilir Meta?

Nga Spartak Ngjela Goditja antikorrupsion për të korrupuarit e mëdhenj është tragjedia e tyre sot në Shqipëri. Por, më i akuzuari, Ilir Meta, po paraqet një...

Efektet mbresëlënëse të kafesë kundër rrudhave

Studimet konfirmojnë se kafeja është një aleat kundër plakjes së lëkurës falë vetive të saj antioksiduese dhe anti-inflamatore. Të apasionuarit pas kujdesit të lëkurës...

Nuk i dha 10 ditë raport mjekësor, pacienti bën për spital mjekun në Itali

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Mirandola të Italisë, ku një mjek është dhunuar barbarisht nga një pacient. Ai kishte kërkuar 10 ditë...

Lajme të tjera

Web TV