Balla nga Mengli: Në 2013 familjet me ndihmë ekonomike ishin në një skemë lëmoshë, PD ofron grushta mbi sipërmarrjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi Politik i Partisë Socialise në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla ka zhvilluar një takim me banorët e Menglit ditën e sotme.

Në fjalën e tij, Balla u shpreh se PS u vu përballë sfidave të forta siç ishte tërmeti dhe pandemia.

Ai shtoi se në vitin 2013, i gjetën familjet që trajtoheshin me ndihmë ekonomike, në një skemë lëmoshe.

“Unë dua të marr përgjegjësitë që më takojnë, por dua të them që nuk kanë qenë dy vite normale të një pune që duhet të ishte bërë, por kanë qenë dy vite të një sfide që na vuri përpara. Na u vu përpara sfida e dy tërmeteve dhe sfida e pandemisë. Solidariteti është ai që duhet të mbizotërojë. Këto sprova unë mendoj se na kanë dhënë disa mësime të rëndësishme. Kohë të vështira kanë nevojë për udhëheqës të fortë.

Falë Zotit na u dha mundësia të qeverisim vendin prej 2013-ës e që arritëm të garantojmë një sistem shëndetësor sot të aftë për tu përballur me këtë situatë që u gjendëm përpara. Ne nuk e dinim që do të vinte 2020-ta, por dinim që familjet në nevojë kanë më shumë kujdes. Ne këtu në Elbasan, në vitin 2013 i gjetëm familjet që trajtoheshin më ndihmë ekonomike në një skemë lëmoshe. Unë e di që edhe sot që është 120, 130 apo 140, ndoshta është pak, por sigursht nuk ka të krahasuar me atë që gjetëm në 2013-ën.”, tha Balla.

Ai theksoi se Partia Demokratike kërkon votat me njerëz që sipas tij, guxojnë të ngrejnë dorën mbi sipërmarrjen.

“Sot kjo zonë këtu punëson disa qindra burra, gra, vajza etj. Është e pamundur që ne të garantojmë mirëqenie për të gjithë nëse nuk garantojmë fabrika prodhimi, njësi prodhimi. Po si do vijnë njësitë e prodhimit, fabrikat këtu tek ne nëse ne nuk garantojmë sigurinë juridike të tyre? Oferta që vjen nga krahu tjetër janë grushtat mbi sipërmarrjen.
Kjo është oferta që sjell sot PD. Partia Demokratike vjen kërkon votat në Mengel apo në Labinot me njerëz të cilët guxojnë të ngrejnë dorën mbi sipërmarrjen.

E njerëzit duhet të kuptojnë që nuk ka kohë për pushim.Nuk ka një alternativë tjetër më të mirë se ajop që ofron Edi Rama dhe Partia Socialiste. Ajo që duhet të bëjmë domosdoshëmërisht është të garantojmë mbështetje për të rinjtë. E vërteta është që këtu në Elbasan, numri i shkollave të rindërtuara, të rikonstruktuara po rritet dita-ditës.”, u shpreh ai.

Lexo edhe :  Çani habit me deklaratën e pazakontë: Shqiptarët janë të korruptuar, se kanë problem...

Balla kujtoi edhe një episod qesharak ku PD akuzonte se në vend të shkollës, do të ndërtohej një dyqan peshku nga Gjergj Luca. Ai tha se ky është një tregues se sa e zhytur në mllef është partia ku sipas Ballës kryetari real është Sali Berisha.

“Këtu në Mengël para dy vitesh kemi pasur histori sa qesharake aq edhe që tregon se sa e zhytur në mllef është PD. Po ta mbani mend për shkollën tonë këtu hapën llafin se Gjergj Luca do hapte dyqan peshku. Ku është dyqani i peshkut? Keni parë gjë dyqan peshku?

Një parti që thonë që është Luli kryetar, por në fakt është Saliu. Nuk po merrem me ekipin e LSI-së se ekipi i LSI është një thes i mbushur me njerëz të fshehur nga Drejtësia. Çfarë mund t’i japë më Mengëli Elbasani dhe gjithë Shqipëria Sali Berishës dhe Ilir Metës? Sali Berisha dy herë kryeministër, dyherë President, Ilir Meta dy herë kryeministër, njëherë Kryetar Parlamenti, njëherë President. E çfarë ndryshimi do sjellin këta? Vota në 25 prill është një votë për t’i dhënë mundësinë Edi Ramës që atë që ka bërë në çdo cep të Shqipërisë, të vijë ta bëjë edhe këtu në Mengel.”, përfundoi Balla.

Të fundit

VIDEO/ Përfshihet nga flakët një nga ndërtesat më të vjetra të Kopenhagës

Një zjarr ka shpërthyer në një nga ndërtesat më të vjetra të Kopenhagës. Sipas mediave të huaja, ekuipazhet e...

Rrëfimi i rrallë i Spartak Ngjelës: Kur u arrestova, u ndava dhunshëm nga e dashura…

Mbrëmjen e djeshme, avokati i njohur Spartak Ngjela, teksa ishte i ftuar në në Top Story , ka rrëfyer një ngjarje nga jeta e...

PS u largua nga mbledhja e ‘TIMS’, Toni Gogu: U shkel ligji

Nënkryetari i komisionit Hetimor për rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS ka reaguar pasi u larguan nga mbledhja që po mbahej një ditë...

Zjarri në Urgjencën e QSUT-së/ Prokuroria urdhëron riekspertim të shkaqeve të zjarrit

Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar riekspertim të shkaqeve të zjarrit që ndodhi në katin e nëndheshëm të Urgjencës së Spitalit Universitar “Nënë Tereza”. Raportohet se...

Video/ Plas grushti mes deputetëve në Parlament

Ditën e djeshme, ligjvënësit gjeorgjianë u përplasën në parlament, ndërsa ligjvënësit e partisë në pushtet dukeshin të vendosur të avanconin një projekt-ligj të diskutueshëm...

Lajme të tjera

Web TV