Champions League/ Vinicius bën Ronaldon, Reali gjunjëzon Liverpoolin! City fiton në minutat e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Veprimtaria më prestigjioze e klubeve të Evropës, Liga e Kampioneve ka luajtur të martën në mbrëmje ndeshjet e para të çerekfinaleve të saj dhe Reali i Madridit nuk ka gabuar në fushën e vet, duke fituar me rezultatin 3-1 ndaj Liverpulit.

Në fakt, fati i kësaj ndeshjeje është vulosur që në pjesën e parë, teksa Vinicius Zhunjor shfrytëzon mirë pasimin mjeshtëror të Tonis Krosit dhe e kalon Realin në epërsi në minutën e 27-të. Vetëm 9 minuta më pas, madrilenët do të dyfishojnë shifrat, me Marko Asension dhe, përtej një pretendimi të qenësishëm të spanjollëve për një 11-metërsh, me këtë epërsi të dyfishtë të vendasve do të mbyllet pjesa e parë, ndërsa e dyta do të nisë më mirë për anglezët. Mohamed Salah do të gjejë rrugën e rrjetës për miqtë në minutën e 51-të, duke dhënë edhe shkëndija për një rizgjim të Liverpulit në 40 minutat e mbetura.

Po këto shpresa fashiten vetëm 14 minuta më pas, kur Vinicius Zhunjor godet zgjuarsisht dhe përshëndet rrjetën, duke rikthyer epërsinë dygolëshe të madrilenëve. Epërsi që mbetet në fuqi deri në fund dhe Reali i Madridit merr me vete një fitore 3-1 për ndeshjen e kthimit në Angli me Liverpulin. Ndërkaq, një fitore do të marrë me vete për ndeshjen e kthimit edhe Mançester Siti, që ka vuajtur në shtëpi për të mposhtur Borusian e Dortmundit 2-1.

Pjesa e parë e ndeshjes do të mbyllet me epërsinë minimale të anglezëve, që gjejnë rrugën e rrjetës me anë të De Bryjnes, në minutën e 19-të. Në pjesën e dytë, 6 minuta para fundit të kohës së rregullt, Marko Rojs do të barazojë shifrat për gjermanët, duke krijuar idenë e një barazimi të vyer. Por është i riu Fil Foden ai që do të gjejë një gol në fund për skuadrën e Mançester Sitit, që merr një fitore 2-1, por Borusia e Dortmundit merr me vete një gol të çmuar në fushën të huaj për ndeshjen e kthimit. Të mërkurën luhen ndeshjet e para të dy çifteve të dyta çerekfinaliste dhe Bajerni i Mynihut pret Paris SG-në, kurse Çellsi viziton Portugalinë për t’u ndeshur me Porton.

Të fundit

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund...

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe sipërmarrjes, si një nga rrugët...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

Lajme të tjera

Web TV