Çifti i parashutistëve përfundon në spital pasi tentuan ‘ta bënin’ në ajër (fotot)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një çift parashutistësh që kërkonin emocione të reja duke tentuar të kryenin marrëdhënie intime gjatë rënies në ajër, kanë treguar së fundmi sesi u trajtuan në spital pas tentativës së rrezikshme.

Në një intervistë televizive William e Leslie shpjegonin sesi u lindi idea e aventurës.

Leslie tha: “Në lidhje me seksin, unë për vete jam shumë aktive. William thjesht më hedh një shikim dhe bam … Le ta bëjmë”.

“Prandaj dhe kur është fjala për seksin unë kam shumë ide të ndryshme. Më lindin shumë ide për të bërë seks”, thotë ajo.

Ndërsa William shton me shaka: “Ajo e di si të më vërë në sfidë me idetë e saj”.

Por në fakt sfida e tyre ishte të kuptonin se sa  e vështirë është të bësh dashuri teksa je në rënie të lirë drejt tokës.

Leslie vazhdon: “Meqënëse të dy kishin veshur pantallona të shkurtra të gjera, mendova se mund ‘të lidheshin’ pa shumë probleme.”

Por kur duhet të hapnin parashutat e tyre ata hasën telashe. Leslie aktivizoi parashutën e saj kurse William nuk mundi.

Teksa tentonte ta bënte këtë William pësoi një frakturë në hundë, dhe u detyrua të përdorte dy tamponë për të ndaluar gjakderdhjen.

“Dhimbjet e para ishin në këmbën e majtë dhe në mes të këmbëve. Kështu që me këtë mund të merrte fund jo vetëm hedhja me parashutë por dhe marrëdhënia me gruan time”, shpjegon ai mes te tjerash.

Por pas marrjes së ndihmës mjekësore çifti thotë se e kaluan me sukses sfidën.

Pas raportimit të mediave për incidentin, komentuesit reaguan shpejt për aventurën.

“E vetmja herë që diçka më lagu në kokë dhe shpresoja të ishte glasë zogu,” shkruante një prej tyre.

Lexo edhe :  Moda në zi/ Ndahet nga jeta, Roberto Cavalli!

Një tjetër përgjigjej: “Kjo është ta çosh dashurinë në lartësi të reja.”

Të fundit

“Prisja më shumë nga Rikja”/ Habit Spartak Ngjela, zbulon fituesin e “Big Brother Vip”

Avokati Spartak Ngjela njihet për analizat e tij politike, megjithatë nuk nguron të japë opinione edhe për botë ne...

Spiropali-Berishës dhe Metës: Hani thana, ndaj Altin Dumanit dhe SPAK

Në fjalën e saj në Kuvend, ministrja Elisa Spiropali, ka shënjestruar ish-kryeministrin Sali Berishën dhe Ilir Metën. Ajo u shpreh se të dy këta politikanë,...

“Këtu nuk është çmendur njëri, jemi çmendur të gjithë”/ Sula: Ky s’është parlament, por..

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, në fjalën e tij në Kuvend tha se Kuvendi është kthyer në një shtojcë të Republikës Kryeministrore. “Kjo që...

U arrestua nga policia zviceriane, reagon Soni Malaj

Ditën e djeshme, në media qarkulloi lajmi se këngëtarët Soni Malaj, Don Phenom dhe Sinan Vllasalliu, janë arrestuar nga policia zviceriane, ku u mbajtën...

Google pushon 28 të punësuar pas protestave kundër marrëveshjes me Izraelin

Google pushoi nga puna 28 punonjës për përfshirjen e tyre në një protestë 10-orëshe në dy nga zyrat e gjigantit të teknologjisë në California...

Lajme të tjera

Web TV