FMN: Pas recensionit, rritja ekonomike në Shqipëri do të shkojë në 5%

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ekonomia shqiptare do të rimëkëmbet me ritme të ngadalta këtë vit si pasojë e krizës së pandemisë. Këto janë pritshmëritë e Fondit Monetar Ndërkombëtar i cili në raportin e fundit për “Pasqyrën Ekonomike Globale” vlerëson se ekonomia do të rritet me 5% në 2021, duke ulur kështu pritshmëritë pasi në vlerësimin e fundit parashikonte një rritje prej 6.1%.

Ndërsa për vitin e kaluar, FMN raporton se ekonomia e vendit u tkurr me 3.5%, një rezultat i ngjashëm më atë të publikuar pak ditë më parë nga Instat prej 3.3%.

Në raport me rajonin, Shqipëria rezulton me rënien më të ulët pas Serbisë, teksa më I prekur nga pandemia është Mali i Zi për shkak edhe të varësisë së lartë nga turizmi, ekonomia e të cilit u tkurr me 15.2% një vit më parë.

Ndërsa në vendet e tjera si Kosovë, Maqedoni e Bosnje Hercegovinë recesioni ka qenë më i zbutur duke mos kaluar 6%.

Parashikimet e institucionit financiar ndërkombëtar shkojnë thuajse në linjë me atë të vetë qeverisë e cila pret që ekonomia të rritet me 5.5% këtë vit, teksa banka qendrore është më konservatore në vlerësimet e saj dhe ka një pritshmëri për rritje ekonomike në nivelin e 4.9%./ Top Channel

Të fundit

FMN: Pas recensionit, rritja ekonomike në Shqipëri do të shkojë në 5%

Ekonomia shqiptare do të rimëkëmbet me ritme të ngadalta këtë vit si pasojë e krizës së pandemisë. Këto janë...

Rama takohet me gratë e Përmetit: Të krijohen dyqane speciale me ushqime tradicionale bio që sjellin shumë të ardhura

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me disa gra në Përmet për të cilat thotë se ato me vizionin e me karakterin tyre...

Ish-e dashura e Meriton Mjekiqit hedh akuza të rënda ndaj tij: Ai nuk e ka parë asnjëherë djalin, na kërcënon mua dhe familjen time

Prezantuesi i emisionit “Gjoni Black”, Meriton Mjekiqi, ditë më parë ishte i ftuar në emisionin “NIN”, ku rrëfeu shumëçka nga jeta dhe karriera e...

U gjet me armë pranë selisë së Partisë Socialiste, dënohet me 5 vite burg Vladimir Gjuta

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 5 vite burg Vladimir Gjutën, i arrestuar me një armë me vete pranë Selisë së PS në shkurt...

Shqiptarët ngatërrojnë Covidin me alergjinë, mjekja thirrje qytetarëve: Ju duhet të…

Doktoresha alergologe-imunologe, Maria Zoto ka treguar se simptomat e alergjisë mund të ngatërrohen dhe me simptomat e Covid-19. Zoto rrëfen se kanë qenë të shumta...

Lajme të tjera

Web TV