I pret pas 28 vjetësh/ Gruaja me thonjtë më të gjatë në botë i jep fund rekordit (fotot)

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ayanna Williams ka fituar rekordin botëror Guinness për thonjtë më të gjatë në botë, por së fundmi i ka dhënë fund ëndrrës duke i prerë ato.

Gjyshja amerikane me thonjtë më të famshëm ka hequr dorë nga hobi i saj me ndihmën e Dr. Allison Readinger të klinikës dermatologjike Trinity Vista në Texas.

Pas matjes së fundit, ekspertët përdorën një mjet me prerëse rrotulluese për procedurën.

Ayanna theu rekordin e mëparshëm të thonjve më të gjatë duke arritur gjatësinë totale 733.55 cm. Ajo thotë se nuk i kishte prerë thonjtë e saj që prej fillimit të viteve 1990-të.

Gruaja pranon se ishte një eksperiencë “emocionale, e lumtur dhe e hidhur”.

Edhe kur ishte fëmijë Ayannas i adhuronte thonjtë dhe zbukurimet e tyre. Me to ajo kishte fituar rekordin Guinness që në vitin 2018 kur gjatësia e tyre ishte 576.4 cm.

Ayanna thotë se me gjithë pasionin e saj, përballej me vështirësi të shumta në jetën e përditshme prej thonjve dhe tanimë ndjehet e çliruar.

Ajo thotë: “Me ose pa thonjtë unë jam përsëri mbretëresha. Mua nuk më bëjnë thonjtë, unë i bëj ato”.

Ayanna është mbajtës e rekordit për femrat ndërsa për burrat, Lee Redmond në SHBA mban rekordin me thonjtë prej 8.65 m gjatësi, të cilët i rrit prej vitit 1979.

Të fundit

I pret pas 28 vjetësh/ Gruaja me thonjtë më të gjatë në botë i jep fund rekordit (fotot)

Ayanna Williams ka fituar rekordin botëror Guinness për thonjtë më të gjatë në botë, por së fundmi i ka...

Balla: Vota e demokratëve të Elbasanit nuk e shpëton dot varkën e mbytur të Lulit

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanin, Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e rajonit numër 2 në Elbasan. Në hyrje të...

Ja si reagojnë shenjat e horoskopit kur janë me nerva

Dashi: Dashi është një shenjë impulsive dhe kur ështe në humor të keq e ka shumë të vështirë që të kontrollojë agresivitetin e tij....

”A të del koha qe të bësh s*ks”/ Ardit Gjebrea rrëfehet si kurrë më parë: Do habitesh por…

Moderatori i njohur Ardit Gjebrea ka qenë i ftuar në emisionin “Why Not” ku i është dashur t’i japë përgjigje disa pyetjeve me spec....

Facebook mbyll 300 profile të rreme të muxhahedinëve në Shqipëri

Facebook mbylli më shumë se 300 llogari në Facebook dhe Instagram që u përkisnin anëtarëve të një grupi disident iranian me bazë në Shqipëri. “Rrjeti...

Lajme të tjera

Web TV