Liga Unike njeh gjysmëfinalistet e para/ Peja mund Vllazninë, do të sfidojë Rahovecin, që u kualifikua “aforfe”, pas tërheqjes së Teutës

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Turneu i përbashkët i basketbollit shqiptar, e mbiquajtur “Liga Unike” ka nisur të martën rrugëtimin e tij, duke përcaktuar edhe çiftin e parë të gjysmëfinaleve. Siç dihet, për shkak të situatës së krijuar nga epidemi e “Covid-19”, ky sezon debutues i Ligës Unike do të jetë i reduktuar, duke nisur menjëherë me çerekfinalet, të cilat, po zhvillohen në Kosovë, në Rahovec, ndërsa 4-shja finale do të zhvillohet në Shqipëri, në Durrës, mesjavën e ardhshme.

Kështu, Peja është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës Unike, pasi korri një fitore ndaj Vllaznisë së Shkodrës me rezultatin 90-73. Ndeshja nisi e baraspeshuar, me të dy skuadrat që nuk arrinin të shkëputeshin në rezultat, e për rrjedhojë, 10-minutëshi i parë u mbyll 17-16 për shkodranët. Por Peja ishte më e mirë në 10-minutëshin e dytë, duke shijuar deri në 10 pikë, 40-30, ndërsa gjysma e parë e takimin përfundon 42:34 për vendasit. Peja e kontrolloi lojën edhe në gjysmën e dytë dhe verdhezinjtë mbizotëruan edhe në 10-minutëshin e 3-të, që e fituan 23-19 dhe, pas një gjysmë ore lojë, udhëhiqnin 65-53. Kjo bëri që 10 minutat të ishin formalitet, teksa pejanët thelluan epërsinë, kurse triumfuan me shifrat 90-73.

Tek Vllaznia u dallua Kuper, me 21 pikë dhe 7 topa në tabelë, ndërsa te Peja më të dalluarit ishin Uolltërs, me 23 pikë e 15 topa të fituar në tabelë dhe Dardan Berisha me 26 pikë e 5 pasime për kosh. Në gjysmëfinale, Peja do të ballafaqohet me Rahovecin, që u kualifikua pa lojë pas tërheqjes së papritur të Teutës nga gara. Të mërkurën do të zhvillohen dy ndeshjet tjera çerekfinale, kurse 4-shja finale e këtij turneu do të zhvillohet në Durrës, në Arenën Sportive “Dhimitraq Goga”, më 13 dhe 14 prill 2021.

Të fundit

Liga Unike njeh gjysmëfinalistet e para/ Peja mund Vllazninë, do të sfidojë Rahovecin, që u kualifikua “aforfe”, pas tërheqjes së Teutës

Turneu i përbashkët i basketbollit shqiptar, e mbiquajtur “Liga Unike” ka nisur të martën rrugëtimin e tij, duke përcaktuar...

Rama publikon videon: Tre arsyet pse na duhet mandati i tretë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një video ku shpjegon arsyet pse duhet një mandat i tretë për PS. Rama thotë se Shqipëria duhet...

Qasje e re ekonomike midis dy krizave

Akademik, Anastas Angjeli Kriza ekonomike globale e vitit 2008-2012 dhe ajo aktuale e shkaktuar nga Pandemia e Covid -19, vunë në lëvizje mendimin ekonomik duke...

Champions League/ Vinicius bën Ronaldon, Reali gjunjëzon Liverpoolin! City fiton në minutat e fundit

Veprimtaria më prestigjioze e klubeve të Evropës, Liga e Kampioneve ka luajtur të martën në mbrëmje ndeshjet e para të çerekfinaleve të saj dhe...

Rama flet për projektin si Park Kombëtar: Në asnjë mënyrë diga për hidrocentrale në Vjosë

"Në Vjosë nuk do të lejohet ndërtimi i digave për hidrocentrale”. Kjo deklaratë u bë sot nga kryeministri Edi Rama gjatë një lidhje Skype...

Lajme të tjera

Web TV