Rama flet për projektin si Park Kombëtar: Në asnjë mënyrë diga për hidrocentrale në Vjosë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

“Në Vjosë nuk do të lejohet ndërtimi i digave për hidrocentrale”. Kjo deklaratë u bë sot nga kryeministri Edi Rama gjatë një lidhje Skype për emisionin “Wake Up”.

Kreu i qeverisë theksoi se prej kohësh po punohet për projektet konkrete për Parkun Kombëtar të Vjosës, por sipas tij, duhet trajtuar në mënyrë të kujdesshme.

Zona e mbrojtur është një kategorizim që e mbron qartësisht dhe përfundimisht Vjosën nga ndërhyrjet në shtratin e saj. Pra, që nuk lejon në asnjë mënyrë ndërtimin e digave për hidrocentrale, kjo është e sigurt.

Ndërkohë që koncepti i Parkut Kombëtar është një koncept, i cili nuk mund të shtrihet dot përgjatë gjithë Vjosës duke kapur brenda edhe qytete madje.

Por, duhet trajtuar në mënyrë shumë të kujdesshme në sensin e ndarjes së qartë të zonës së mbrojtur dhe zonës Park Kombëtar, në mënyrë që të kemi mundësi që në pjesën e zonës së mbrojtur pikërisht të stimulojmë agro-turizmin, sepse në një park kombëtar është e pamundur të ndërhysh për agro-turizëm apo aktivitete të tjera”, theksoi Rama.

Të fundit

Rama flet për projektin si Park Kombëtar: Në asnjë mënyrë diga për hidrocentrale në Vjosë

"Në Vjosë nuk do të lejohet ndërtimi i digave për hidrocentrale”. Kjo deklaratë u bë sot nga kryeministri Edi...

Titujt e nderit, të merituara apo për votën

Nga Luan Shtëpani   Vazhdimisht është folur dhe shkruar për historitë e njerëzve të cilësuar të veçantë. Nuk kanë munguar urdhërat e medaljet, për të gjallë...

‘100 ditë, 100 arritje’/ Rama: 100% e territorit shqiptar mbulohet plotësisht nga Forcat e Policisë së Shtetit, në 2013 vetëm 55%

Kryeministri Edi Rama përmes një “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë mandatit të dytë. Teksa a ndajnë 18 ditë nga zgjedhjet...

10 problematikat e diskursit elektoral të zotit  Basha

Nga Zamira Ҫavo Unë nuk di kush e këshillon z Basha. Ama dita ditës po shikoj një diskurs elektoral teper problematik.  E ndjek me kureshtje...

“Në çdo stinë”, përpjekja për të thyer tabutë e absurdit

Në 40 vjetorin e premierës Viktor Gjika mbetet një ndër regjisorët më të mëdhenj të filmit shqiptar, dhe në këtë realizim ai kishte bashkëpunuar me...

Lajme të tjera

Web TV