Titujt e nderit, të merituara apo për votën

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Nga Luan Shtëpani

 

Vazhdimisht është folur dhe shkruar për historitë e njerëzve të cilësuar të veçantë. Nuk kanë munguar urdhërat e medaljet, për të gjallë dhe të vdekur. Pa asnjë mëdyshje, vlerësimet për njerëzit kontributivë meritojnë vëmendje, ndërsa është e pamoralshme dhe dashakeqe që në këtë situatë të përfitojnë lavde individë pa kontribute të spikatura. Në këtë lojë aspak të ndershme, si gjithmonë  është e pranishme politikëbërja e cila dhe në këto raste është e përçarë përsa i përket dhënies së titujve. Kemi dëgjuar shpesh të thuhet se “ky apo ai person ka dhënë këtë apo atë për komunitetin apo vendin”. Kureshtarët me kërshëri dëgjojnë së çfarë thonë oratorët, ndërsa pjesa tjerët që e ka njohur “heroin” e vdekur apo të gjallë shpërqëndrohet.

Pas ceremonisë, në rrugë apo kafene kritizerët vazhdojnë punën e tyre për të mbushur ditën. Seicili në llogoren e tij politike ose jo, mund të japë sipas dëshirës opinion. Ndërsa ai që mori titullin, përgatitet me shumë kujdes për të qenë pranë njerëzve që të marrë urimin e tyre. Ka dhe nga ata që shpejt janë zhgënjyer nga qëndrimet e ftohta të bashkëqytetarëve, të cilët në heshtje dhe nën zë shprehin habinë se përse duhet të nderohej. Jo për krahasim, para vitit 1990 për t’i dhënë titull nderi një punonjësi, apo një kuadri duhet të shpreheshin shumë institucione, ku padyshim e gjitha do të kalonte në sitë, gjithmonë në vëmendje, qëndrimi i tij ndaj partisë dhe pushtetit. Kjo praktikë me të mirën e saj, ka vazhduar dhe në vitet e demokracisë ku shumë organizata bazuar në vlerat dhe kontributet e njerëzve të veçantë kanë përgatitur dosjet për t’ia dorëzuar autoriteteve për dhënie titujsh apo dhe institucionit të Presidentit për dekorime, për të gjallë apo pas vdekjes.

Lexo edhe :  Tensionet midis Perëndimit dhe Kinës cenojnë rrjedhën e zhvillimeve globale 

Partitë dhe OJF-të janë të lira të bëjnë vlerësimet e tyre për antarët dhe militantët, të japin çertifikata, ndërsa ata që kanë në dorë drejtimin e vendit nuk duhet të veprojnë si pronarë të tyre. Në pamje të parë të krijojet përshtypja se nuk ka vlerësime politike. Por, në brendësi përsëri politika në një farë mënyre është e lidhur me titujt. Në këto vite janë nderuar si ata që i kanë merituar dhe të tjerë që nuk e di se përse duhet të nderoheshin. Janë dhënë dekorata, çertifikata “mirënjohje”, apo dhe “nderi”  për së gjalli dhe pas vdekjes militantëve apo paraadhësve të tyre, në mënyrë që të garantohet vota e familjeve për këtë apo atë parti.

Megjithë kujdesin e tepëruar, nuk u arrit të fshihet ajo që ishte menduar shumë e shumë vite më parë për të rehabilituar figura me histori të dyshimtë. Pavarësisht se ka ndodhur, e vërteta nuk mund të zhgarravitet nga askush. Dhënia e titujve më shumë i ka shërbyer qëllimeve elektorale, ku seicili prej nesh nuk e ka të vështirë të kuptojë të mirën dhe të keqen, dhe të bëjë vlerësimet e duhura. Ju që nuk u bëtë me titull, mos u shqetësoni, sepse e keni marrë vlerësimin real nga njerëzit të cilët krenohen me punën dhe kontributin tuaj. Çertifikatat apo dekoratat në këmbim të votave, ashtu siç jepen, ashtu dhe pluhrosen. Revanshi sapo ka nisur, me këtë ritën që po ecet, pas shumë vitesh  shumica e shqiptarëve do të jenë posedues të një çertifikate nderi, urdhëri apo dekorate.

 

Të fundit

Përveç fitores, e ke përgatitur fjalimin e humbjes? Ja si i përgjigjet Basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha duket tepër optimist te rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit, sa që nuk...

VIDEO/ Gafë në takim, Erdogan dhe Michel zënë karriget, Ursula von der Leyen ngelet në këmbë

Një moment shumë larg skenës së ”xhentëlman”-ëve është shënuar gjatë një takimi zyrtar që ka pasur presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, me dy...

Vrasja e Behas Sofisë, çfarë thanë në gjykatë bashkëpunëtorët e organizatorit të vrasjes

Gjykata e Apelit ka lënë në qeli Skënder Vathin, i akuzuar si organizator në vrasjen e Behar Sofisë. Skënder Vathi kishte kërkuar ndryshim të masës...

Vranë me thikë 43-vjeçarin në Selanik/ Arrestohen shqiptarët e dënuar për vjedhje

Vijon puna hetimore nga strukturat e Policisë së Shtetit, për zbardhjen e ngjarjeve kriminale kundër personit. Finalizohet pas një hetimi disamujor, operacioni policor i koduar...

Liga Unike njeh gjysmëfinalistet e para/ Peja mund Vllazninë, do të sfidojë Rahovecin, që u kualifikua “aforfe”, pas tërheqjes së Teutës

Turneu i përbashkët i basketbollit shqiptar, e mbiquajtur “Liga Unike” ka nisur të martën rrugëtimin e tij, duke përcaktuar edhe çiftin e parë të...

Lajme të tjera

Web TV