Vrasja e Behas Sofisë, çfarë thanë në gjykatë bashkëpunëtorët e organizatorit të vrasjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Apelit ka lënë në qeli Skënder Vathin, i akuzuar si organizator në vrasjen e Behar Sofisë.

Skënder Vathi kishte kërkuar ndryshim të masës së sigurisë nga “Arrest me burg” në një masë më të lehtë, por Apeli e refuzoi kërkesën e tij. Ndërkaq, tre të dyshuarit e tjerë Leonard Xhixha, Xhuliano Visha dhe Ernejt Shyti nuk kanë bëre ankim për ndryshim të masës së sigurisë. Nuk është vendosur ende nëse dosja do të kalojë për hetime të mëtejshme në SPAK. Personi që dyshohet se ka qëlluar për vdekje biznesmenin Behar Sofia është 24-vjeçari Ernejt Shyti.

Ndërsa, Skënder Vathi konsiderohet si organizator i këtij krimi të rëndë dhe dyshohet se e kishte shoqëruar disa herë Ernejt Shytin me qëllim që ta njihte nga afër viktimën. Më 15 mars Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” për autorin e dyshuar për vrasjen e Behar Sofisë, Ernejt Shytin, dhe bashkëpunëtorin e tij, Xhuliano Visha.

Po ashtu, në burg janë lënë edhe dy bashkëpunëtorët e tjerë Skënder Vathi dhe Leonar Xhixha. Për të katërt të akuzuarit, Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar caktimin e masës së arrestit në burg për veprën penale “Vrasje me paramendim”, si dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Xhuljano Visha nuk e ka pranuar akuzën. Sipas prokurorit, Visha ka qenë në rolin e ndihmësit të ekzekutorit. Qëndrim mohues në seancën e masës së sigurisë kanë mbajtur edhe Skënder Vathi dhe Leonar Xhixha. Ky i fundit ka pohuar se me Skënder Vathin janë kushërinj, por nuk ka asnjë lidhje me vrasjen.

Sipas organit të akuzës, gjatë vëzhgimit njëmujor të viktimës, 4 autorët nuk kanë pasur komunikime telefonike me njëritjetrin. Ndërsa ditën e krimit, i dyshuari si vrasës, është kontaktuar në rrjetin social “Massenger” nga Xhuliano Visha. Emri i Xhuliano Vishës është i njohur për Policinë, pasi është dënuar për vjedhje.

Lexo edhe :  Zbarkon në SPAK ish bashkëshortja e Arben Ahmetajt

Personi që ekzekutoi me dy plumba biznesmenin Behar Sofia, paraditen e 25 shkurtit, u zbulua nga kamerat e sigurisë, djersa në kapele dhe pështyma në maskën anti-COVID. Gjatë këqyrjes së kamerave të sigurisë, grupi hetimor ka arritur të zbulojë vendin ku Shyti ka hequr kapelën, rrobat dhe maskën pranë Fakultetit Filologjik dhe më pas, është futur nga Kodrat e Liqenit.

Po nga kamerat e sigurisë është konstatuar dhe gjetur banesa me qira ku i riu jetonte me nënën kur ishte në Shqipëri, pasi jeton kryesisht në Malin e Zi, ku dhe iku pas krimit. Një tjetër provë e rëndësishme për grupin hetimor është një mesazh në rrjetin social “Messenger”, ku Xhulio Visha, i cili është në rolin e ndërmjetësuesit, i ka shkuar Ernejt Shytit një mesazh. “Duro vëlla se s’ka dalë akoma”. Më pas edhe një tjetër mesash me tekst: “Doli”. Sipas grupit hetimor, në të dy këto mesazhe flitet për Behar Sofinë.

Të fundit

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për...

Aktiviteti elektoral i presidentit Biden me ish-presidentët Obama e Clinton,shënon rekord

Shuma e dhurimeve është një demonstrim i mbështetjes së demokratëve për presidentin Biden në një periudhë kur anketimet vazhdojnë të tregojnë nivele të ulëta...

Ngacmimet nga interneti/ Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është qyteti i dytë pas Tiranës që ka raportimet më...

Lajme të tjera

Web TV