Zgjedhjet dhe drejtësia/ Palmer takim online me Ramën, Bashën dhe Metën, mënjanohet Kryemadhi

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer zhvilloi dje një “takim virtual” me kryeministrin Edi Rama, kreun e PD-së Lulzim Basha dhe me presidentin Ilir Meta. Palmer kërkon standarte të larta të zgjedhjeve dhe vijim të reformës në drejtësi. E quan çështje të brendshme vaksinën kineze: “Shqipëria po mundohet për popullin e saj”

Nga Fernada Cenko

Pandemia nuk i ka penguar përfaqësuesit e lartë të SHBA-ve që të kenë vëmendjen në Shqipëri, kur jemi afër dy javë nga zgjedhjet e përgjithshme Parlamentare dhe me çështjen e drejtëisë ende pezull në disa sektorë. Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer zhvilloi një “takim virtual” me kryeministrin Edi Rama, kreun e PD-së Lulzim Basha dhe me presidentin Ilir Meta. Ky “takim vitual” duket se shkon përtej sugjerimit për zgjedhje të lira dhe ndershme. Disa detaje janë të rëndësishme të cilat tregojnë edhe frymën e takimit. Në të nuk është thirrur kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ndërsa fukusi ishte vetëm në dy drejtime; zgjedhjet dhe reforma në drejtësi. Palmer në një bisedim me gazetarët është shprehur se në këtë takim është diskutuar për shtimin e marrëdhënieve të sigurisë, rëndësinë e zgjedhjeve për standarde të larta dhe kandidatë të pastër.

“Folëm për shtimin e marrëdhënieve të sigurisë, rëndësinë e zgjedhjeve për standarde të larta dhe kandidatë të pastër. Rëndësinë e sigurimit të koincidencës për qytetarët për rezultatin e zgjedhjeve. Ne shpresojmë që në qershor të shohim mbledhjen e parë ndërqeveritare. Duam zgjedhje të suksesshme që pasqyrojnë vullnetin e shqiptarëve”, është shprehur ai. Gjithshtu numri tre i diplomacisë amerikane mbështeti qëndrimet e ambasadores Yuri Kim në lidhje me pastërtinë e figurave të kandidatëve për deputetë. “Nuk dua të hy në detaje. Për të indentifikuarit me probleme ne bëjmë kërkimet tona dhe jemi të sigurtë. Listat e kandidatëve nuk janë perfekte. E rëndësishme ajo çfarë ka thënë Yuri Kim. Ata që kandidojnë duhet të jenë të besueshëm. Yuri Kim ka qenë e qartë në deklaratat e saj”- u shpreh Palmer. Prej disa kohësh ambasadorja është investuar personalisht duke vënë para përgjëgjësisë liderët politik në lidhje me pastërtinë e figurës së kandidatëve për deputetë. Aktualisht Prokuroria e Përgjithshme po verifikon disa emra nga katër subjekte apo koalicione politike. Mbetet ende për tu parë nëse ndonjëri prej personave që po verifikohet do të humbë ose jo të drejtën e kandidimit. Megjithatë, përqëndrimi i Palmer ka qenë edhe në lidhje me reformën në drejtësi në vendin tonë.

Lexo edhe :  "Lulzimi është me fatkeqësinë, jo me shqiptarët"/ Rama i përgjigjet nga Korça Bashës që tha se ka viktima nga vaksinat

“Ka pasur progres në Shqipëri në reformën në drejtësi, por ka ende shumë punë për të bërë. Ne kemi detyrë të jemi të qartë me Shqipërinë. Ne duam një Shqipëri gati për në BE. Progres është bërë ka shumë për të bërë. Ne duam njerëz me influence të ndëshkohen. Kjo është llogari dhënia. Po ecet në drejtim e duhur. Ne duam progres të shtuar dhe me shembuj në këtë fushë. Reforma në drejtësi do të vazhdojë ka ende për të sjellë rezultate”, u shpreh ai. Qëndrimet e Palmer dhe “takimi online” vjen në një kohë kur situate politike në vend është mjaft e ndezur dhe të gjithë “bateritë” po shkarkohen në fushatë. Klima politike duket me oshilacione ku janë shënuar incidente, por ditët e fundit, pavarësisht gjuhës së përdorur nuk janë konstatuar përplasje të forta. Ndërsa nuk ka shprehur “rezerva” në lidhje me vaksinën kineze që ka ardhur në vendin tonë.

Palmer thotë se zgjedhja i përket Shqipërisë dhe se SHBA nuk ndërhyn në punët e brendshme. Ai thekson se Shqipëria po mundohet për popullin e saj duke zhvilluar procesin e vaksinimit pavarësisht nga vijnë vaksinat. “Kina dhe Rusia po përdorin një diplomaci tjetër. Edhe Shqipëria po mundohet për popullin e saj. Zgjedhja e vaksinës i takon Shqipërisë. Ne s’ndërhyjmë në politikën e brendshme të vendeve’’- tha Palmer.

 

Të fundit

Zgjedhjet dhe drejtësia/ Palmer takim online me Ramën, Bashën dhe Metën, mënjanohet Kryemadhi

Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer zhvilloi dje një “takim virtual” me kryeministrin Edi Rama, kreun e PD-së...

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë do të ndikohet nga mot i paqëndrueshëm dhe me reshje shiu. Sipas MeteoAlb dita nis me vranësira të shpeshta dhe reshje të pakta...

Horoskopi ditor, e mërkurë 7 prill 2021

Dashi Do keni kontradikta te shumta sot juve qe jeni ne një lidhje dhe do keni dyshime nëse do doni te vazhdoni me tej me...

Lajme të tjera

Web TV