Adoleshentët e pabindur po i sulmonin djalin 11-vjeçar, babai futet për të mbrojtur të birin por i ndodh e papritura

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një grup adoleshentësh rreth 14-15 vjeç kanë sulmuar një djalë 11 vjeçar në West Sussex duke ushtruar dhunë ndaj tij. Skena e dhunshme është parë nga babai i 11 vjeçarit i cili ka ndërhyrë për të mbrojtur djalin e tij por adoleshentët e pabindur kanë qëlluar edhe atë duke e lënë me pasoja të rënda.

Alan Willson, 46 vjeç ndodhet në koma dhe mjekët kanë thënë se janë të pakta mundësitë që ai të jetojë pasi goditjet e forta i kanë prekur trurin.

“Ai po lufton për jetën e tij pas operacionit të trurit, është njeriu më i mirë në botë. Unë dhe djali po vuajmë gjithashtu nga një gjendje e rënduar psikologjike.”, është shprehur bashkëshortja e Alan.

Vajza e Alan , 25 vjeç ka shpërthyer ndaj sulmuesëve të të atit, djemve adoleshentë duke i quajtur ata bastardë të këqinj.

Lidhur me ngjarjen policia ka arrestuar 4 të rinj me akuzën për vrasje në tentativë. Ditën e hënë policia arrestoi edhe një tjetër djalë që kishte marrë pjesë në sulmin ndaj 46 vjeçarit.

Adoleshentët janë liruar nga policia pas disa orësh dhe kanë marrë lirinë me kusht, por kjo nuk është pritur aspak mirë nga komuniteti që kanë reaguar ashpër lidhur me këtë vendim.

“Nuk është e drejtë që këta djem sjellin një burrë te dera e vdekjes dhe lirohen me kusht vetëm disa orë më vonë. Çfarë lloj mesazhi jep kjo?”, ka thënë një prej fqinjëve të familjes.

Policia po vazhdon me hetimet e ngjarjes, ndërkohë kanë dyshime se të rinjtë mund të jenë një grup i lidhur edhe me ngjarje të tjera kriminale.


Të fundit

Festa e ditëlindjes për pak sa nuk u kthye në tragjedi, tarraca shembet nga pesha e rëndë (VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur brenda një shtëpie private në Malibu të Los Angeles, ku gjatë një feste...

Dramat e njëpasnjëshme të Liljana Bozos/ E ndjera i shkoi tek varri të birit që ia vrau makina

Vrasja e Liljana Bozo (Kryemadhi) tronditi opinionin publik! Bashkëshorti i saj, një ish-polic, Koço Bozo e vrau teksa kishin dalë nga salla e gjyqit...

Video/ 22-vjeçari donte ta përdhunonte, publikohet videoja kur e reja ndiqet në hyrje të shtëpisë

Një ngjarje e denoncuar gushtin e kaluar nga një 22-vjeçare në Neo Kosmos Greqi për të tentativë përdhunimi është rikthyer në qendër të vëmendjes...

Policia e ndoqi me helikopter, arrestohet 30-vjeçari vlonjat me 4 milionë euro kanabis

Policia Shqiptare në bashkëpunim me FRONTEX-in dhe Guarda di Finanzia-n italiane kanë goditur një rast të trafikimit të lëndëve narkotike. Gomonia u ndoq me helikopter...

Qindra trupa viktimash nga Covid-19 vazhdojnë të mbahen në “kamionë frigorifer” 

Trupat e deri në 750 viktimave nga Covid-19 janë ende duke u ruajtur në kamionë frigoriferë në New York City, një vit pasi qyteti...

Lajme të tjera

Web TV