EMA rekomandon vaksinimin e gjitha grupmoshave me AstraZeneca

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Agjencia Evropiane e Medikamenteve (EMA) sheh një lidhje të mundshme midis vaksinës së Astrazenecas kundër koronavirusit dhe trombozave shumë të rralla tek njerëzit e vaksinuar. Megjithatë, ajo rekomandon vaksinime të mëtejshme me vaksinën për të gjitha grupmoshat.

Këtë EMA e njoftoi të mërkurën. Pavarësisht nga rastet shumë të rralla të trombozës së trurit, Agjencia e Medikamenteve të BE, EMA rekomandon pa rezerva përdorimin e vaksinës së Astrazenecas kundër virusit.

Dobia e vaksinës duhet të vlerësohet më lart se rreziqet, shpjegoi EMA në Amsterdam. Megjithatë, në raportin për efektet anësore këtej e tutje duhet të përfshihet shënimi për një lidhje të mundshme me trombozën e rrallë të venës cerebrale.

Dje, në Britaninë e Madhe autoritetet rregullatore e kufizuan përdorimin e vaksinës së AstraZenecas për personat mbi 30 vjeç, pasi u raportuan disa raste të rralla të mpiksjes së gjakut.


Të fundit

Rikthim në institucione/ Opozita kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në 9 qarqe

Nga Fernada Cenko   Pas braktisjes 2-vjeçare të të gjithë institucioneve, opozita ka vendosur të ndjekë rrugët ligjore mbi procesin e...

Parashikimi i horoskopit, 10 maj 2021

Dashi Do të keni dëshira të ndryshme gjatë ditës së sotme. Nëse do të keni shansin të merrni disa ditë pushim, do të ishte perfekte....

Seksi në verë, më i bukur por më i vështirë!

Thuhet se stina e verës është stina e seksit. Muzika e mirë në bregdet, deti, jodi, koktejlet, trupi i ekspozuar dhe rrezet e diellit e...

Lajme të tjera

Web TV