Greva e Albcontrol, Policia shoqëron 9 kontrollorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shoqërohen në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës 9 kontrollorë, që ishin pjesë e grevës në aeroportin e Rinasit. ‘Balkanweb’ raporton se kontrollorët u shoqëruan pak para mesnate, rreth orës 23:28.

Kontrollorët e Albcontrol hynë në grevë për shkak të stresit që ndjenin në punë pas uljes së rrogave të tyre, për shkak të krizës së pandemisë. Po ashtu, Prokuroria ka nisur hetimet për rastin në fjalë, për veprën penale ‘shpërdorim detyre’.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tirane ka filluar hetimet për situatën e ndodhur në aeroportin e Rinasit. Vepra penale për të cilën po hetohet lidhet me shpërdorim detyre, parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal.

Nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore, po kryhen veprimet e duhura hetimore për zbardhjen e rrethanave te ngjarjes se ndodhur. Po vijojnë veprimet hetimore në drejtim të evidentimit të rolit të secilit prej personave të përfshirë në këtë ngjarje.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Me grevën e 65 kontrollorëve të Albcontrol është pezulluar puna në Rinas, duke ndërprerë kështu fluturimet hyrëse dhe dalëse nga i vetmi aeroport ndërkombëtar që ka vendi ynë.

Të fundit

Tavo zbulon nëse do të kandidojë për PS në Himarë: Kemi shumë punë përpara

Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo ka komentuar në një prononcim për mediat mbledhjen e këshillit bashkiak të Himarës, ku...

Jam i Kuq

Nga Edison Ypi Kam kujtu se jam i zi. Por kam rrejt veten. Nuk jam i zi. Jam i kuq. Kam fakte që nuk jam...

Blerina Bala kryetare e komanduar, analisti bën paralajmërimin e bujshëm: Nëse Beleri…

Këshilli Bashkiak i Himarës, me 15 vota pro dhe 4 kundër komandoi Blerina Balën si drejtuese të bashkisë Himarë. Juristi Kreshnik Spahiu tha në një...

E keni menduar ndonjëherë? Zbuloni çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni çdo ditë supë

Edhe pse supa konsiderohet si një ushqim i mirë për rastet kur keni temperaturë ose ndonjë sëmundje tjetër, duhet të dini se kjo varet...

U pështy në fytyrë, Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot

Prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo u përball me një incident në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku do zgjidhej drejtuesja e komanduar e...

Lajme të tjera

Web TV