Paralizimi i Rinasit/ Reagon edhe ministri Peleshi: U kërcënua siguria kombëtare, po cenohet stërvitja “Defender 21” SHBA-NATO

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ditën e djeshme u vu në rrezik siguria kombëtare me atë që ndodhi në Rinas. Deklaratën e ka bërë mëngjesin e sotëm ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. Gjatë një interviste për emisionin “7 pa 5” Peleshi tha se ushtria është në aeroport për të garantuar sigurinë.

“Ne jemi aty, jemi pjesë integrale, garantojmë ruajtjen e perimetrit të tij, ka një të vërtetë që vigjilenca është rritur, është shtuar sepse aeroporti është cenuar në funksionalitetin e tij nga greva e kontrollorëve, që kanë pretendimet e tyre. Është e papranueshme që pretendimet të cenojnë funksionalitetin e aeroportit tonë të vetëm. Kjo është arsyeja pse ju patë dje Forcat tona të Armatosura që shtuan kontrollin në Rinas.

Ka disa licencime specifike për kontrollorët speicifikë që ushtria nuk i ka dhe nuk bëhet fjalë për marrjen e kontrollit të kullës nga ushtria, por thjesht për ruajtjen e tij në një moment ku përbëhet kërcënim për sigurinë kombëtare. Dje duhet të kishte mbërritur një kontigjent i rëndësishëm vaksinash, ka edhe emergjenca të tjera që shkaktohen, ka edhe problematika të tjera, ne jemi anëtarë të NATO”, deklaroi Peleshi!

Ai u shpreh se edhe stërvitja ushtarake “Defender 21” vihet në rrezik me këtë që ndodhi.

“Aeroporti i Rinasit është e vetmja portë nga ku do të dislokohen trupat në kuadër të stërvitjes “Defender 21”. Do të jetë një stërvitje më e madhja e këtij lloji dhe duhet të dalë me sukses. Synojmë të jetë një stërvitje peridoke që na jep ne një rol strategjik. Kjo stërvitje po pritet me shumë gëzim.

Roli ynë në Ballkan është i padiskutueshëm si një vend që ndikon përmes prezencës së shqiptarëve në shumë shtete, por edhe pozicionin tonë. Perëndimi është fjala që duhet të na orientojë dhe kjo stërvitje ka rol në këtë drejtim. Cenimi i stërvitjes është i papranueshëm. Patëm kontakte me vendet anëtare të NATO, i kemi garantuar se do të bëjmë gjithçka për të rifilluar punën në aeroport dhe të mos cenojmë këtë mision”, tha ndër të tjera Peleshi.


Të fundit

Ky është 40-vjeçari që u ekzekutua me breshëri plumbash në Vlorë

Personi që shihni në foto është Bledar Birçaj, 40-vjeçari që u ekzekutua me breshëri plumbash mesditën e sotme në...

Të shtëna me armë në një festë ditëlindjeje, 7 të vdekur në SHBA

Të shtënat me armë në një festë ditëlindjeje në shtetin amerikan të Kolorados kanë lënë të vdekur shtatë persona, përfshirë të dyshuarin, bëri të...

Shpenzoi 15 mijë paund për pushime, vihet nën hetim kryeministri britanik

Kryeministri britanik, Boris Johnson është nën hetim për shpenzimet e pushimeve në Karaibe me partneren e tij Carrie Symonds gjatë Krishtlindjeve të vitit 2019. Komisioneri...

“Më rrihte edhe shtatzënë”, nëna e dy fëmijëve rrëfen torturat nga burri: E kapa mat me shoqen time të ngushtë

Historia e dhimbshme e një 34-vjeçareje e cila u përball me dhunën barbare të ushtruar nga bashkëshorti, por edhe tradhtitë e tij, është bërë...

U ekzekutua në Vlorë, viktima u arrestua në 2011 i dyshuar për vrasje

Bledar Birçaj, i ekzekutuar sot në Vlorë, nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë. Në janar të 2011 ai u arrestua në Vlorë...

Lajme të tjera

Web TV