Rama për grevën e “AlbControl”: Plan i menduar, Meta e Berisha janë aty për të bërë rrumpallë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar këtë të enjte në Dropull foli edhe për greven e kontrollorëve të AlbControl.

Rama theksoi se aeroporti i Rinasit u mor peng nga Presidenti i Republikës Ilir Meta si dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Gjithashtu ai theksoi se nuk do t’i lejojë të marrin vendin peng dhe ta kthejnë në të shkuarën.

“Jo më larg se dje u bllokua aeroporti i vendit ardhja e vaksinave dhe e gjithë nata ka qenë pa gjumë që ta mbanim sasinë e vaksinave që priste aty sepse menjëherë mund të shkonte në një shtet tjetër. Luftë për të mbajtur sasinë atje që të vinte në Shqipëri dhe të mos shkonte diku tjetër.

Si mund të rrinim një javë e pa vaksina. Përse? Sepse Ilir Meta dhe Sali Berisha janë pas derës për tu rifutur në shtëpinë e secilit dhe për të bërë rrumpallë nga e para.

Për tu futur në shtëpinë e secilit janë gati për të bërë atë që bënë. Për të kthyer kaosin duke marrë peng aeroportin,duke ndaluar mijëra shqiptarë që donin të niseshin dje dhe duke ndaluar të vdekurit që donin të vinin këtu. A e kuptoni se çfarë janë në gjendje të bëjnë këta , një plan i menduar me ditë duke menduar se ne do të kapeshim gafil.

E kuptoni sa pak e ndan këtë vend nga një kthim pas në të shkuarën”, tha Rama.

Të fundit

Të rinjtë zëvendësohen me pensionistë/ Kompanitë gjejnë zgjidhje te mosha e tretë

Bizneset po punësojnë pensionistë, për shkak të të rinjtë nuk preferojnë të punojnë për shkak të pagave të ulëta. Raporti...

U aksidentua në punë, vdes punonjësi i Bashkisë (Emri)

Gjatë mesditës së sotme ka humbur jetën punonjësi i Bashkisë së Elbasanit, Eduart Balliu, i cili pësoi aksident gjatë punës pak ditë më parë. Balliu...

Tre shenjat më inteligjente të horoskopit

Në botën e madhe dhe intriguese të astrologjisë, çdo shenjë e zodiakut sjell me vete karakteristika unike dhe të veçanta. Ndërsa disa shenja janë...

Ndryshimet e fundit të WhatsApp inatosin përdoruesit

WhatsApp, në një përpjekje për të revolucionarizuar aplikacionin, përfundoi duke zemëruar përdoruesit së fundmi, duke shtuar shkronja të mëdha në etiketat e saj “Online”...

Makinat bëhen copë-copë, aksident masiv te Kthesa e Rinasit, detajet e para

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Fushë Krujë-Vorë, pranë kthesës së Rinasit. Behet me dije se në aksident janë përfshirë disa...

Lajme të tjera

Web TV