Të shpallur në kërkim për falsifikim formularësh dhe dhunë në familje, prangosen 4 persona në Korçë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës. Policia bën me dije se tre persona të shpallur në kërkim dhe një tjetër janë arrestuar pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Sipas uniformave blu është bërë i mundur ndalimi i dy personave të cilët ishin shpallur në kërkim për veprën penale mashtrim, një për vjedhje dhe një tjetër për dhunë në familje.

Njoftimi i plotë:

Vihen në pranga 3 shtetas të shpallur në kërkim dhe arrestohet në flagrancë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtoritë Vendore të Policisë Korçë dhe Tiranë, si rezultat i bashkëpunimit të tyre dhe shkëmbimit të informacioneve, bënë të mundur ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim T. H., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 01.02.2021, e ka dënuar këtë shtetas me 6 muaj burg, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Gjithashtu, po nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë u bë ndalimi i shtetasit në kërkim S. V., 35 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 09.07.2019, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë ndalimin e shtetasit në kërkim A. H., 41 vjeç, banues në fshatin Vranisht, Devoll.

Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare Kapshticë, duke tentuar që të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme. Pas verifikimeve të kryera rezultoi se ai ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Devoll, për veprën penale “Vjedhja”.

Lexo edhe :  Zyrtares së lartë i bie të fikët gjatë konferencës për shtyp (Video)

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. B., 35 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj hallës së tij, shtetases M. L., 59 vjeçe, në banesën e saj.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Italia do të lehtësojë masat antiCovid

Italia do të fillojë me lehtësimin e kufizimeve anti-COVID duke filluar nga 26 prilli, ka paralajmëruar kryeministri italian, Mario...

A janë reale shifrat dhe pse kanë pësuar ulje? Përgjigjet mjeku Alimehmeti

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka folur për procesin e vaksinimit masiv, ku tha se ditët e fundit kemi një rënie të shifrave, pasi sipas tij...

“S’po kuptoj kush është lideri në opozitë”/ Rama i përgjigjet ftesës së Metës për debat publik

Kryeministri Edi Rama pas Lulzim Bashës ka refuzuar edhe ftesën e Presidentit Ilir Meta për debat publik. Rama madje ironizoi se këto kohë po...

Basha kopjon Ramën, poston video nga makina: Do të jem kryeministër i…

Mesazhet ndaj qytetarëve nga makina apo telefonatat me kandidatët janë një rutinë e kryeministrit Edi Rama, por që së fundi është kopjuar nga kreu...

“Do i pres dorën atij që vjedh vota”/ Rama për deklaratën e Metës: Ky nivel komunikimi kërkon psikiatër!

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sot në mbrëmje deklaratave të forta që ka bërë Ilir Meta lidhur me zgjedhjet e ardhshme të 25...

Lajme të tjera

Web TV