Volejboll – Femra, Finalja e titullit të rrjetës së vajzave, një derbi kryeqytetas

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Tirana mund Vllazninë në 3 takime, sfidon Partizanin për kurorën e femrave. Do të jetë një derbi i kryeqytetit finalja e titullit në volejboll për femra, pasi Partizani do të përballet me Tiranën. Të kuqet e kryeqytetit e patën mbyllur në dy përballje çështjen e kualifikimit për në finale, duke triumfuar ndaj Barleti Volejit. Por rivalet bardheblu kanë patur nevojë për një duel të 3-të për të mposhtur Vllazninë.

Kampionati Kombëtar i Volejbolli për Femra ka mbyllur të martën fazën e gjysmëfinaleve të “play-off”-it të tij, duke përcaktuar edhe dy ekipet që do të vijojnë më tej betejën në finale për trofeun e madh. Dhe do të jetë një derbi i kryeqytetit kjo finale, pasi Partizani do të përballet me Tiranën. Të kuqet e kryeqytetit e patën mbyllur që të dielën në dy përballje çështjen e kualifikimit për në finale, duke triumfuar ndaj Barleti Volejit.

Por rivalet bardheblu kanë patur nevojë për një duel të 3-të, pasi Vllaznia e fitoi ndeshjen e dytë në fushën e saj dhe gjithçka është vendosur të martën në mbrëmje, në duelin e zhvilluar në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet. Ka qenë një betejë prej mëse dy orësh e 15 minutash kjo përballje e 3-të. Skuadra e trajneres Nora Deda i ka tejkaluar pritshmëritë, pasi, edhe pse me një skuadër të re, e ka vënë në vështirësi Tiranën. Shkodranet e kanë fituar setin e parë 25-23, ndërsa seti i dytë fitohet nga vajzat bardheblu, por në pikët shtesë, 26-24.

Ky ka qenë edhe seti më i gjatë, plot 31 minuta, ndërsa një minutë më i shkurtër ka qenë seti i 3-të, i fituar 28-26 nga Vllaznia, që kryeson kështu 2-1 me sete. Por, edhe për shkak të përvojës edhe për shkak të shpërqendrimit të shkodraneve, kryeqytetaset e marrin setin e 4-t 25-19 dhe gjithçka shkon në setin shtesë.

Lexo edhe :  “300 euro për person”/ 21-vjeçari nga Bangladeshi arrestohet në Kakavijë

Aty ku gjithçka luftohet pikë për pikë, por Tirana e fiton atë 15-11 dhe gjithë ndeshjen 3-2. Kështu, skuadra e trajnerit Adrian Gorenxa do të sfidojë edhe një herë Partizanin në betejën finale për trofeun e kampionatit, pasi ka humbur në Kupë përballe rivaleve të kuqe.


Të fundit

Themeluesi i PD nuk ndalet me akuzat për Bashën: Tur turpi, sillen sikur humbja…

Zenel Hoxha, themelues i degës së parë të PD në Tiranë në 1990 që ka kërkuar që në krye...

Brenda tuneleve të vdekjes së Hamasit, nga ku bëhen kontrabanda e armëve dhe sulmet ndaj Izraelit (Foto)

Në një luftë të pabarabartë për shkak të kapaciteteve të ndryshme të armatimit, militantët palestinezë janë përpjekur të gjejnë mënyra të ndryshme për të...

E rëndë/ 17-vjeçarja vritet me thikë nga një 15-vjeçar, konflikti nisi në rrjetet sociale

Një vajzë 17-vjeçare humbi jetën, pasi u godit me thikë dje në Ivry-sur-Seine, një zonë në jug të Parisit. Raportohet se autor i dyshuar...

“300 euro për person”/ 21-vjeçari nga Bangladeshi arrestohet në Kakavijë

Një 21-vjeçar nga Bangladeshi është arrestuar nga policia nga afërsi të Kakavijës, pasi u kap se po ndihmonte për kalimin kufitar 7 emigrantë të...

Kryeministri Rama publikon videon: Ja pamjet e terminalit të ri në Korçë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamjet nga terminali i ri i autobusëve dhe taksive në Korçë. Teksa ka postuar videon në fjalë, kreu i...

Lajme të tjera

Web TV