E shokuar dhe në lot, momenti kur bashkëshortja sheh gazetarin e ekzekutuar (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Athinë, në Greqi, pasi një gazetar i kronikës së zezë është ekzekutuar nga dy persona ende të paidentifikuar. Gazetari, George Karaivaz, u ekzekutua para shtëpisë së tij sapo ishte kthyer nga një emision ku kishte qenë i ftuar.

Menjëherë sapo zbriti nga makina, për të hyrë më pas në shtëpinë e tij, ai është ekzekutuar nga dy persona, të cilët janë afruar me një skuter dhe nuk kanë qenë të maskuar, për të mos rënë në sy. Dyshohet se arma e përdorur prej tyre është pistoletë me silenciator, pasi fqinjët dhe familjarët e tij kanë deklaruar se nuk kanë dëgjuar krisma.

E tmerruar nga ngjarja e rëndë, gruaja e George doli nga shtëpia në rrugë, menjëherë pasi mjeku ligjor kishte përfunduar hulumtimin në terren dhe makina e funeralit mbërriti për të marrë kufomën e burrit të saj.

Teksa qante me ngashërim dhe e shoqëruar nga dy persona që e mbanin, gruaja shkoi në vendin ku George Karaivaz la frymën e fundit.

Çifti kishte një fëmijë dhe njerëzit e afërt kanë nxituar për t’i mbështetur ata në orët më të vështira të jetës së tyre.

Të fundit

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund...

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe sipërmarrjes, si një nga rrugët...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

Lajme të tjera

Web TV