Hapet pika e kalimit kufitar në Aeroportin e Kukësit, zbulohet kur do të bëhet fluturimi i parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi për hapjen e pikës së kalimit kufitar në Aeroportin e Kukësit.

Kryeministri i vendit Edi Rama përmes një postimi në facebook mbrëmjen e djeshme bëri me dije se aeroporti do të quhet “Aeroporti Ndërkombëtar Zayed-Flatrat e Veriut”, por pa dhënë ndonjë shpjegim për domethënien e fjalës Zayed që është pjesë e emërtimit dhe në dukje duket si një fjalë arabe.

Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës ka bërë me dije se aeroporti do të kryej fluturimin e parë më 18 Prill.

Vendimi i botuar në Fletoren Zyrtare

VENDIM Nr. 180, datë 25.3.2021

PËR HAPJEN E PIKËS SË KALIMIT KUFITAR NË AEROPORTIN E KUKËSIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 8, të ligjit nr. 71/2016, “Për kontrollin kufitar”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave VENDOSI:1. Hapjen e pikës së kalimit kufitar në aeroportin e Kukësit për qarkullimin ndërkufitar ajror të shtetasve.2.

Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

ZËVENDËSKRYEMINISTËR Erion Braçe

Të fundit

Tensionet në Himarë/ Rama: Zgjedhja e Blerina Balajt, zhvillim pozitiv

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për zgjdhjen e Blerian Balajt për drejtimin e Bashkisë Himarë. Në një postim në rrjetet...

Mënyra për të përfituar pension për të moshuarit që nuk figurojnë në regjistra

Indeksimi i pensioneve këtë vit pritet që të bëhet në muajin tetor. Në tetor pensionistët do të marrin ca para më tepër në pagesën...

Studimi: Qentë mund të lidhin fjalët me objektet

Qentë janë në gjendje të kuptojnë disa fjalë që iu referohen objekteve në mënyrë të ngjashme sikurse njerëzit, gjeti një studim që ka analizuar...

Rriten temperaturat në vend, në fundjavë rikthehen grimcat e pluhurit nga Saharaja

Gjatë ditëve të ardhshme vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e masave ajrore të ngrohta që vijnë nga Afrika veriore. Në një lidhje “skype”...

Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët/ Nisin punimet në Lezhë për ndërtimin e kampit

Marrëveshja Shqiptari-Itali e nënshkruar nga kryeministri Edi Rama dhe homologia Giorgia Meloni, burime bëjnë me dije se kanë nisur punimet e para të ndërtimit...

Lajme të tjera

Web TV