Nisin fluturimet/ Turqit “zhbllokojnë” Rinasin, pranga tre kontrollorëve shqiptarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aeroporti i Rinasit u zbllokua përkohësisht dje duke u kryer disa fluturime emergjente, pas mbërritjes së specialistëve turq. Policia arreston tre kontrollorë shqiptarë të cilët dyshohet se ishin organizatorë të grevës që shkakoi kaos dhe ndërpreu çdo fluturim në aeroportin e vetëm ndërkombëtar në vend.

Nga Fernada Cenko

Kaosi në Rinas merr një zgjidhje të përkohëshme, por jo ende të plotë. Aeroportit “Nëna Tereza” është marrë në administrim nga kontrollorët turq, të cilët kanë kryer udhëtimin Turqi-Mali i Zi dhe më pas nga Podgorica në Rinas me rrugë tokësorembërritja e tyre ishte emergjente pas grevës që shpallën 65 kontrollorët shqiptarë për shkak të uljes së pagës dhe pretendimeve për stres në punë.

Ministria e Infrastrukturës njoftoi dje se do të udhëtojnë vetëm rastet e emergjencës, ndërsa u bë e mundur ardhja e vaksinave, të cilat ditën e mërkurë nuk u ulën në Rinës për shkak të grevës. Po ashtu ministria njoftoi se sot do rikthehen edhe fluturimet e të gjitha linjave. “Greva” e kontrollorëve shkaktoi një “blackout” të fluturimeve duke lënë avionë në ajër dhe qytetarë duke pritur të niseshin për në destinacion.

Arrestimi i kontrollorëve

Kreu i Sindikatës së Pavarur të Kontrollit të Trafikut Ajror Armando Fezga, përgjegjësja e turnit Flora Ndreca dhe Muhin Mezini janë tre kontrollorët e arrestuar nga policia me akuzën e shpërdorimit të detyrës për bllokimin e aeroportit të Rinasit ditën e mërkurë. Për tre punonjësit e mësipërm, provë është konsideruar biseda me njëri-tjetrin në ‘WhatsApp’, ku flitet për organizim të grevës dhe për braktisjen e vendit të punës, që çoi në mbylljen e aeroportit. Avokati i kontrollorëve, Rezart Kthupi në një komunikim për mediat tha se tre kontrollorët akuzohen për “shpërdorim detyre” dhe se njëri prej tyre nuk është në kushte të mira shëndetësore. “Sapo kanë përfunduar procedurat për ndalimin e tre kontrollorëve, akuza është shpërdorim detyre në bashkëpunim, kjo është sa i takon pjesës informative. Zoti Fezga sapo ka kaluar Covidin, nuk është në kushtet më të mira, për të përballuar ndalimin prej 48 orësh në paraburgim”, tha avokati.

Lexo edhe :  “Do të mbrojmë konsumatorin”, Rama: 3791 aplikime në një muaj për panelet diellore

Sipas tij, akuza nuk qëndron sepse është ngritur në bazë të komunikimit në grup. “Është një akuzë që nuk mund t’ju komunikohet atyre, sepse nuk janë funksionarë publikë. Personat e ndaluar e kanë kundërshtuar ndalimin e tyre, nuk e di nëse një person mund të ndalohet për komunikime në WhatsApp. Pra është një akuzë që është ngritur në bazë të komunikimit në grup”, tha avokati. Sipas bisedave të kryera në aplikacionin “WhatsApp”, Armando Fezga ka rezervuar në një hotel afër aeroportit 25 dhoma dyshe për stafin e kontrollorëve. Muhir Muzini me detyrë mbikëqyrës i kontrollorëve, evidentohet duke orientuar punonjësit e tjerë për mënyrën e përpilimit të formularit të paaftësisë së përkohshme të punës. Burime nga Policia e Tiranës thanë se mbi 20 kontrollorë të tjerë u shoqëruan gjatë natës, por janë lënë të lirë mëngjesin e së enjtes, ndërsa Armando Fezgës, Flora Ndrecës dhe Muhin Mezinit u është komunikuar zyrtarisht urdhër-ndalimin. Gjatë marrjes në pyetje, kontrollorët e shoqëruar kanë mohuar se janë përfshirë në organizimin e një greve, por secili prej tyre ka thënë se e ka pasur të pamundur të shkojë në punë për shkak të stresit dhe për shkak të situatës së krijuar.


Të fundit

Tymi i zi mbulon gjithçka, Ukraina nën sulmin e raketave ruse

Ukraina është aktualisht nën një sulm të vazhdueshëm me raketa të llojeve të ndryshme nga Rusia. Ashtu siç u paralajmërua...

SHBA/ Udhëheqësi i sektit fetar u martua me mbi 20 gra, në listë edhe e bija

Një udhëheqës kulti në SHBA është martuar me më shumë se 20 gra, shumica prej tyre nën moshën 15 vjeç, duke përfshirë madje dhe...

Protesta/ Meta: Nesër të gjithë bashkë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përshëndetur procesin e primareve të Berishës, ndërsa u bën thirrje qytetarëve të mblidhen në protestë. Meta...

5 dhjetor 1791/ Vdiq Wolfgang Amadeus Mozart, kompozitori virtuoz i muzikës klasike

Është një prej kompozitorëve më të mprehtë të tingujve më të përhapur në të gjitha kohërat. Ishte një fëmijë i jashtëzakonshëm. Rridhte nga një...

Sheiku përshëndeti me dorë influencuesen braziliane, reagimi i gruas së tij bëhet viral

Të hënën e kaluar Brazili dhe Zvicra u përballën në Kupën e Botës në Katar. Në tribunë ishte biznesmenia dhe influencuesja braziliane Desireé Soares. Ajo...

Lajme të tjera

Web TV